Thaçi i kundërpërgjigjet Serbisë dhe Rusisë: Ushtria e Kosovës do të ecë vetëm përpara - s’ka kthim prapa më

Politika

Thaçi i kundërpërgjigjet Serbisë dhe Rusisë: Ushtria e Kosovës do të ecë vetëm përpara - s’ka kthim prapa më

Nga: Beqir Sina - New York Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 19:29
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetari i gazetës "Bota sot" në SHBA, Beqir Sina

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e konsideron si të panevojshme seancën për ushtrinë e Kosovës, që u thirr nga Serbia dhe Rusia në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” Thaçi ka thënë se, themelimi i Ushtrisë së Kosovës ka mbështetjen e plotë dhe masive të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mbështetje unike të politikës në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive, për gazetarin e gazetës “Bota sot”, në Nju Jork Beqir Sina, Presidenti Thaçi ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë, duke thënë se marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe me një substancë të gjerë të shumë aspekteve apo çështjeve të hapura, të cilat do t’i negociojë ekipi negoicator i Kosovës.

“Bota sot”: Lidhur me takimin që patët këto ditë në Uashington Kryetarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton çfarë do të thoshit?

Presidenti Thaçi: Para se të vijë në Nju Jork, siç e keni mësuar, e kam pasur një bisedë të shkëlqyer me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Trump, ambasadorin Bolton. Një takim ky që për mendimin tim është një mbështetje unike e plotë. Ishte konstatim i përbashkët se është momenti i duhur dhe historik, të cilin nuk duhet ta humbin Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohjen përfundimtare reciproke, ndryshimi i rezolutës 12/44, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë...

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës kombëtare "Bota sot")

Image
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetari i gazetës "Bota sot" në SHBA, Beqir Sina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat