Nepotizëm i përzier me sharm, përbërja “ekstravagante” e kabinetit të Ramush Haradinajt

Politika

Nepotizëm i përzier me sharm, përbërja “ekstravagante” e kabinetit të Ramush Haradinajt

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:27
Foto në të majtë, asistentja e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Bezi Osmani; Foto në mes Ramush Haradinaj, bashkë me këshilltaren e tij politike Diellza Hoti; foto djathtas, Bezi Osmani.

Që nga formimi i saj, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj, u përball me kritika të shumta për shkak të numrit të madh të anëtarëve të saj. Numri i madh i zëvendësministrave dhe këshilltarëve ishin në qendër të kritikave të opinionit.

Duke shfrytëzuar mundësinë për të zgjedhur personelin pa ndonjë kriter të caktuar, qeveria e Republikës së Kosovës, është shndërruar në një “shtëpi të dytë” për militantët e partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Për më tepër, në kabinetin qeveritar të Haradinajt, punojnë edhe vajza të reja të cilat në paraqitjet e tyre publike shfaqen mjaft provokuese si gjatë punës brenda qeverisë, ashtu edhe jashtë saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka për asistente personale, Bezi Osmanin, e cila në paraqitjet e saj, nëpër rrjete sociale, shfaqet mjaft ekstravagante në veshje e stil.

Ashtu siç duket edhe në fotografitë, të cilat gazeta i ka siguruar nëpërmjet rrjeteve sociale, Osmani shquhet për stilin e ekstravagant, edhe kur kryen punën si asistente e kryeministrit e veçanërisht jashtë zyrave të kryeministrisë.

Image
Asistentja personale e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Bezi Osmani, foto e marrë nga profili i saj në rrjetin social Facebook

Rikujtojmë se stafi me të cilin punon Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft i madh. Numri i këshilltarëve të kryeministrit Haradinajt shkon në 11. Pjesë e stafit është edhe Diellza Hoti, e cila ka rolin e Këshilltares politike për kryeministrin Haradinaj.

Diellza Hoti është këshilltarja më e re e kryeministrit, pasi ajo ka vetëm 23 vjet.

Përveç se e re, ajo shquhet edhe për pamjen dhe elegancën e saj, të cilën e shfaqë përmes fotografive që i publikon herë pas here.

Diellza Hoti, këshilltarja e re e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka pushtuar faqet e medieve rozë menjëherë pas emërimit të saj.

Image
Nga e majta Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe këshilltarja e tij politike Diellza Hoti, foto e marrë nga profili në Facebook

Diellza është një emër i ri në politikë, si edhe vet mosha e saj e re. Me 22 vjet ajo arriti të zë postin e këshilltares politike të Kryeministrit.

Bukuria e saj ka zgjuar vëmendjen e të gjithëve derisa u identifikua si politikania më simpatike shqiptare.

Ajo ka titullin akademik bachellor, derisa studimet i ka kryer në njërin prej universiteteve private në Kosovës. Dega të cilën e ka studiuar, është Shkenca politike.

Mirëpo mbetet e paqartë se sa mund të kontribuojë një 23 vjeçare, sidomos në postin e këshilltares politike të kryeministrit Haradinaj, kur dihet se zakonisht këshilltarët e kryeministrave, anë e mbanë botës duhet të kenë bagazh të madh intelektual mbi supe.

Image
Diellza Hoti, këshilltare e Kryeministrit Haradinaj, Foto nga Facebook, së cilës ia ka bashkëngjitur mbishkrimin, “E premte, natë jashtë”.

Vlen të theksohet, se këto punëtore, këshilltare të cilat i kushtojnë një rëndësi të madhe pamjes së jashtme, janë një shembull jo i mirë për rininë e Kosovës, të cilëve nuk u mjafton as titulli master për të gjetur punë në Kosovë.

Në faqen e Qeverisë së Kosovës nuk figuron asnjë kriter që tregon kushtet që duhet të ketë një këshilltar politik.

Krasnqi: Këshilltaret tek ne zgjidhen në baza partiake, familjare dhe miqësore

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thëne se tek ne këshilltar politik emërohen njerëz që s'kanë asnjë njohuri për politikë.

“Këshilltaret tek ne zgjidhen në baza partiake, familjare dhe miqësore. Por jo edhe në bazë të cilësive që posedon. Në botën demokratike nuk mundet gjithkush të bëhet këshilltare. Këshilltari në botën demokratike duhet të ketë shumë cilësi, sidomos në fushën në të cilën është i thirrur. Tek ne këshilltar politik emërohen njerëz që s'kanë asnjë njohuri për politikë. Shumë qesharake. Ose të moshës shumë të re” ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, këshilltari politik duhej të ishte analist politik ose një njeri që ka një bagazh në politikë, e kështu me radhë.

Image
Bezi Osmani, asistente personale e kryeministrit Ramush Haradinaje, mjaft ekstravagante. Foto e marrë nga rrjetet sociale

“Pavarësisht se posti i këshilltarit është post politik dhe partia emëron kë të do, do të duhej të kishin kujdes që emërimet e këshilltarëve të bëhen nga njerëz që kanë njohuri në fushën që janë emëruar. Këshilltari politik të ishte analist politik ose një njeri që ka një bagazh në politikë, e kështu me radhë. Mirëpo tek ne nuk merren seriozisht këto gjera, por akomodimi i militantëve partiakë, familjarëve dhe miqve! Me këtë tregojmë që nuk jemi shtet serioz” ka përfunduar Faik Krasniqi.

Burjani: Nuk ka udhëzim administrative që përcakton se kush mund të jetë këshilltar apo anëtar i kabinetit të kryeministrit

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” se Haradinaj është një njeri që vepron vetë, krye në vete si kryeministër.

Image
Blerim Burjani

“Nuk ka ai si kryeministër kritere , po ashtu dihet se nuk ka udhëzim administrative të saktë që përcakton se kush mund të jetë këshilltar apo anëtar i kabinetit të kryeministrit. Ai i përzgjedhë kë do dhe nuk është aspak serioz në këtë temë, vepron vetë, krye në vete si kryeministër por jo që bënë ndonjë konsultim me kabinet që realisht ishte dashur të dëgjojë ata.  Por, vendimmarrja dihet i takon kryeministrit , ai si kryeministër do të duhej t`i dëgjojë të gjithë këshilltarët nëse veç ka ndarë detyrat për të gjithë këshilltarët, ky si kryeministër është plotësisht i papërgjegjshëm në të gjitha veprimet dhe vendimet që merr pra nuk pyete askënd” ka thënë Burjani.

Tutje, ai ka shtuar se kjo ka një emërtim zhvatje, jo përgjegjësi, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe postit për të marr njerëz të tillë.

“Është i komplikuar dhe i kompleksuar pa fund në këtë temë, pra si kryeministër, ky njeri nuk vjen nga ndonjë përvojë institucionale apo ndonjë përvojë tjetër për këtë arsye ai nuk është bashkëpunues me askënd , dhe nuk i beson askujt këtu qëndron problemi te ky njeri. Nuk ka kritere për këshilltar por ka udhëzim nga koha e UNMIK-ut, e cila kurrë nuk është modifikuar apo plotësuar edhe pse dikur thuhej se udhëzim është adoptuar pra ndryshuar , sidoqoftë ky njeri si dhe të tjerët këtë pozitë e keqpërdorin dhe e zhvatin, caktojnë njerëz të kotë pa profesion dhe pa përvojë thjesht i japin një page dikujt, për të ardhur keq. Kjo quhet zhvatje e buxhetit po sikur një qeveri e sotme që ka 21 ministri dhe 87 zëvendësministra e 100 këshilltar, kjo ka një emërtim zhvatje, jo përgjegjësi, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe postit për të marrë njerëz të tillë të pa aftë” ka përfunduar Blerim Burjani.

Haziri: ''Këshilltarët'' e tilla mund të shërbejnë për gjithçka përveç në interes të vendit

Opinionisti, Nexhat Haziri në një bisedë me gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk përfillet kriteri profesional, njohja e sferës nga i emëruari si këshilltar, por vije në pyetje vetëm interesat e ngushta të një grupi njerëzish, siç janë dëgjushmëria dhe vasaliteti nga kryeministrit.

Image
Nexhat Haziri

''Këshilltarët'' e tilla mund të shërbejnë për gjithçka përveç në interes të vendit jo dhe konform kritereve që iu përshkruhet për sferën që ai ose ajo do të duhet ta këshillonin kryeministrin. Them lirisht se roli i këshilltarit apo të këshilltarëve në institucionet tona është degraduar jashtë çdo norme, pra siç është edhe ky i emërimit të një 23 vjeçareje për këshilltare. Poste këto që janë shëndrruar në rehabilitimin e aktivistëve dhe militantëve partiak si dhe dashnorëve të njerëzve që janë të emruar si ministra në qeverinë e Kosovës. por kjo nuk po ndodhë vetëm tani, është fenomen në institucionet e Kosovës, pa marr parasysh se cilat parti janë në qeveri.

Pra, në emërimin e këshilltarëve qoftë të kryeministrit, ministrave apo edhe të institucioneve të tjera si presidenti dhe Kuvendi, nuk përfillet kriteri profesional, njohja e sferës nga i emëruari si këshilltar, por vijnë në pyetje vetëm interesat e ngushta të një grupi njerzish, siç janë dëgjushmëria dhe vasaliteti nga kryeministrit, ministrit apo kryetarit të Kuvendit, lidhjet familjare, interesat seksuale, korruptive, elektorale e të tjera” ka përfunduar Nexhat Haziri.

Vlen të theksohet se numri i këshilltarëve të Haradinajt shkon deri në 11.

1. Avni Arifi – shef i stafit – Këshilltar i lartë politik

2. Meliza Haradinaj- Stublla – këshilltar politike

3. Haki Shatri – këshilltar politik

4. Diellza Hoti – këshilltare politike

5. Jahja Lluka – këshilltar politik

6. Hysen Gashi – këshilltar politik

7. Alban Dermaku – këshilltar politik

8. Halil Matoshi – këshilltar politik

9. Donjeta Gashi – këshilltare Politike

10. Albena Reshitaj – këshilltare Politike

11. Eroll Belegu – këshilltar i Politik

Për dallim nga këta bashkëpunëtor të ngushtë të kryeministrit, janë disa persona të tjerë që kreut të Qeverisë i japin këshilla nga jashtë, dhe kjo çështje është e rregulluar edhe me ligj.

Image
Nga e majta Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shihet mjaft i afërt me këshilltaren e tij politike, Diellza Hoti

“Këshilltarët e jashtëm politikë nuk ushtrojnë kompetenca drejtuese ose kompetenca të tjera administrative të organit të lartë të administrates shtetërore. Këshilltarët e jashtëm politikë nuk paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe në asnjë formë nuk shkaktojnë shpenzime për Buxhetin e Kosovës”, thuhet në rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

Lista e këshilltarëve që punojnë për kryeministrin nga jashtë pa pagesë, shkon në nëntë:

12. Luan Jaha – Këshilltar i jashtëm politik

13. Besim Malsori – Këshilltar i Jashtëm Politik

14. Selim Selimi – Këshilltar i Jashtëm

15. Lulzim Fushtica – Këshilltar i Jashtëm

16. Bajram Mulaj – Këshilltar i Jashtëm

17. Skender Xhakaliu – Këshilltar i Jashtëm

18. Sokol Zogaj – Këshilltar i Jashtëm

19. Ibrahim Pozhari – Këshilltar i Jashtëm

20. Rosario Petta – Këshilltar i Jashtëm

Ndërkaq, nga komunitetet pakicë, Haradinaj ka gjithsej 5 këshilldhënës.

21. Srdjan Jovanoviq – serb – Këshilltar politik i Kryeministrit per komunitete

22. Arben Shabani – Këshilltar politik i kryeministrit – (PDAK)

23. Merdjan Osmani – Këshilltar politik i kryeministrit (NDS)

24. Isa Osmani – Këshilltar Politik i Kryeministrit (PAI dhe PLE)

25. Negovan Mavriq –

Ndryshe, Haradinaj ka të drejtë t’i ketë 12 këshilltarë të rregullt politik, 10 këshilltar të jashtë dhe 9 nga komunitetet të cilët janë të shpërndarë në dikastere të tjera (ministri)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat