Pse të fajësohet Mogherini, kur i zoti i shtëpisë, Hashim aga, bënë pazare, ndër vite, në dëm të Kosovës?

Politika

Pse të fajësohet Mogherini, kur i zoti i shtëpisë, Hashim aga, bënë pazare, ndër vite, në dëm të Kosovës?

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:02
Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Si në kor bretkosash, kasta politike e pushtetare e Kosove trumbeton se "Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave!". Kësaj "teneqeje të shpuar", dy vjet më parë, i ka rënë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, kur deklaronte se "Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga BE-ja, përfshi edhe luftimin  e krimit të organizuar dhe korrupsionin!"

Ishte një gënjeshtër zyrtare dhe mashtrim i madh të shqiptarëve. Sepse Kosova nuk kishte përmbushur, veç tjerash, as dy kushtet bazë, siç janë luftimin i krimit të organizuar dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare, jo më 2016, por as sot, në fundvitin 2018. Kjo e vërtetë e hidhur, pranohet me gojën e pushtetarëve duke i dhënë edhe shifrat zyrtare:

I) Më 2016 ishin 300.000 lëndë penale të pazgjidhura, që presin në stoqe. Tani, më 2018 janë shtuar edhe 20.000, duke u bërë 320.000 krime të heshtura. Shto këtu edhe 1.820 krimet makabre, që datojnë nga lufta dhe pas lufta, të cilësuara, saktësisht, - vrasje politike -, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, nga LPK- ja e djeshme,  PAN-i i sotëm.

Plotësimi i kushtit, për luftimin e krimit të organizuar, tashmë, ka degjeneruar me fund. Gjykimi i krimeve faktike, sidomos të zyrtarëve qendrorë e lokalë, pra, të zyrtarëve të profilit të lartë, kthehen në farsë gjyqësore, me vendimin se dënohet kaq vjet me burg, duke e kthyer në "dënim me kusht!" Ja, pra, sa dhe si e kanë plotësuar kushtin e luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, qeveria e djeshme dhe e sotme e Kosovës!?!

II) Zhurma çjerrëse e pushtetarëve, por, jo vetëm e atyre, ngaqë gënjeshtra tautologjike, e përsëritur deri në neveri, besohet si e vërtetë, siç është ajo se "Kosova ka përmbushur kushtin e dytë, nga 95 kushtet e kërkuara nga BE-ja, për nga rëndësia zë vendin e dytë korrupsionin, faktojnë të kundërtën:

Korrupsioni në Kosovë daton qysh në muajin e parë të lirisë, tej 19 vjet më parë, E ashtuquajtura Qeveri e Përkohshme e Kosovës, e kryesuar nga Hashim dallaverja, e themeluar në kulisat e Hotel "Rogner-it", nën tutelën e zyrtarëve social-komunistë të Tiranës, e cila ishte sa e paligjshme, aq edhe kriminale. Ajo qeveri sikur u krijua, enkas, për ta promovuar, përuruar nismën e korrupsionit, hajnisë zyrtare.

Filloi me zaptimin, përvetësimin e pasurive të patundshme shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, si: toka, troje, objekte industriale të mbyllura nga pushtuesi, shtëpira e banesa shtetërore e private, si dhe gjithçka tjetër. Sipas versionit zyrtar të qeverisë aktuale, PANA Srpska, rezultojnë 36 milion euro, kryesisht, vjedhje korruptive zyrtare , pasuri e brezave shqiptarë. Pra, kjo është e dhënë zyrtare. Realisht, shifrat janë shumëfish më të mëdha.

Në kuadrin e "luftimit" të korrupsionit, prej tyre janë sekuestruar vetëm 2 milion euro. Mjafton vetëm ky fakt, për t`u bindur se korrupsioni, hajnia zyrtare vazhdon të thellohet, sepse pushtetarët janë hajna multimilionerë dhe nuk kanë asnjë mundësi t`u kërkojnë llogari zyrtarëve të tyre vartës, pa i dorëzuar makro-pasuritë vetë shefat krye-pushtetarë.

Zyrtarët e BE-së: Nuk janë plotësuar dy kushtet bazë

Për mosplotësimin e dy kushteve bazë: - krimit të organizuar dhe të korrupsionit -, kanë folur dhe përsëritur kërkesën e tyre këmbëngulëse, disa nga zyrtarët e lartë evropianë e botërorë, se qeveria e Kosovës duhet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë temë e kanë trajtuar edhe specialistët tanë, duke konkluduar se "jo vetëm që nuk ka arritur të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, por, nuk ka as mundësi teorike të luftohet, sepse drejtësia, institucionet shtetërore, janë të kapura nga shtetarët dhe pushtetarët, në drejtim të shtetit dhe të pushtetit të Kosovës".

Zyrtari i lartë i BF-së, Dimitris Avromopoulos, fajëson faktorin e brendshëm, sepse "është mungesa e rezultateve të prekshme nga institucionet e Kosovës, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit".

Pas publikimit të kualifikuar të të dhënave për drejtësinë, nga "Instituti i Kosovës për Drejtësi" (IKD), qindra raste të dështimit të gjykatave të Kosovës, për të dënuar zyrtarët e profilit të lartë, përgjatë tri viteve të fundit, kanë reaguar ambasadorët e Kuintit. Ambasadori britanik, mik i madh i shqiptarëve, Ruari O`Conell thotë se "ndjehem i turpëruar me rezultatet e sistemit të drejtësisë në Kosovë. A do të thotë kjo që pushteti po shërben si mburojë nga ballafaqimet me gjyqësorin?" Ai shton se këto janë lojëra politike, mungesë e guximit të gjyqtarëve, rrjedhimisht, trimërim e favorizim i korrupsionit, përkatësisht, të kriminelëve zyrtarë.

I një mendjeje është edhe kolegu  i tij, ambasadori francez, i cili, me bindjen absolute, deklaron se "nuk është luftuar korrupsioni, për të marrë kosovarët liberalizimin e vizave". Pa e tepëruar mëtej me citime identike, jo BE-ja, por, qeveritë kriminale, pushtetarët korruptivë, kryehajna dhe kriminelë me kartelë, janë fajtorë, për getoizimin, karantizimin e popullit të Kosovës, pra, mos liberalizimin e vizave.

Manipulimi i studentëve, turp dhe krim qeveritar

Lajmi i turpshëm se "studentët e Universitetit të Prishtinës, të hënën do të protestojnë para Zyrës së BE-së në Kosovë, për shkak të mos liberalizimit të vizave", është turpi dhe krimi i radhës i qeverisë kriminale PANA. 

Në arsyetimin e kësaj proteste, organizatorët, studentë partiakë të PANA, shërbehen me të pa vërteta dhe falsifikime groteske. E pa saktë se "votimi iu imponua deputetëve të Parlamentit nga zyrtarë të lartë të BE-së".

Ishin Hashim presidenti dhe Isa kryeministri që garantuan Evropën dhe botën se "me demarkacionin në vijën kufitare aktuale, Kosova nuk humbet asnjë milimetër tokë!?!" Qendrat e vendosjes botërore u bindën me deklarimin publik të zyrtarëve kupolë të shtetit të Kosovës. Dhe, nuk kishin arsye të merren me opozitën, që, gjithëherë përfaqëson pakicën e popullit. (Edhpse këta zyrtarë të tradhtisë së lartë e faktike, nuk e "pjerdhën popullin" për Demarkacionin)!

Nuk ishte imponimi nga BE-ja, por Isa Mustafa, duke u kontrabanduar në krye të LDK-së, pa qenë anëtar i saj as dje, as sot, askurrë, u bënte presion deputetëve "ose dorëzoni mandatin e deputetit, ose votoni Demarkacionin". Edhe më shumë se kaq:" Nëse nuk votoni, ju përjashtoj nga partia!" Dhe, këto kërcënime janë të faktuara.

Shqiptarët, tashmë e dinë se u falë territori tokësor i Kosovës, për t`u amnistua Hashim presidenti nga Gjykata Speciale dhe për të vazhduar Isa Mustafa postin e kryeministrit.

Vazhdojmë me "arsyetimin" e protestës nga studentët: "A është izolimi vlerë e BE-së?"

Përgjigja adekuate:

Të vrasësh shumë qindra veprimtarë të LDK-së dhe luftëtarët e lirisë, FARK-istët e Ibrahim Rugovës dhe të mos dënohet akush, a është vlerë e BE-së?!

Të vjeshësh milionat e pasurive të brezave shqiptarë dhe, jo vetëm të mos dënohesh, por të vazhdosh të jesh në kupol të shtetit dhe të pushtetit, a është vlerë e BE-së?!

Pse kjo pyetje të mos u bëhet shefit të Shtetit, të Legjislativit, të Qeverisë dhe qeverisë kriminale të PANA, sponzore e kësaj proteste marroqe dhe shumë diskridituese për Kosovën.

Ju, studentë të manipuluar keqas, a keni protestuar ndonjëherë për krimin e organizuar vrastar dhe korrupsionin, hajninë zyrtare të qeverisë supërkriminale të PAN-it!? Sigurisht, se jo! Pse? A dini se këta zyrtarë kriminelë, me lukuninë burokratike e lehaqene marramendëse, po vrasin të sotmen dhe të nesërmen tuaj; se kanë ngulfatur popullin e Kosovës; se i "kanë qitë faqen e zezë" një poppulli të tërë, i cili me qyqarinë e tij, siç janë, zakonisht, popujt e vonuar në çlirim, duron e heshtë turpshëm e mjerueshëm.

Atëherë, ju studentë, sot, të manipuluar, pse të mos e rrëmbeni flamurin për drejtësi e dinjitet, duke ndëshkuar këtë bandë pushtetarësh, të krimit të organizuar dhe të korrupsionit galopant?! 

Shtrohet pyetja, a kërkoi, së pari, përfaqësuesja e BE-së, Frederica Mogherini, apo Hashim presidenti, rishikimin e kufijve Kosovë - Serbi? Dihet, është Hashimi jonë, ai i cili lëshoi këtë  - pordhë të madhe sa bjeshka -, me rrezikshmëri fatale për Kosovën. 

Atëherë, pse u dashka fajësuar zonja e nderuar Mogherini, kur i zoti i shtëpisë, Hashim aga, bënë pazare, ndër vite, në dëm të Kosovës dhe "llaqomia" e politikanëve të Kosovës "bëjnë sehir", edhe pse Presidenti Rugova kishte paralajmëruar dhe lënë porosinë-amanet: "Mos lejoni ngritjen në pushtet të Hashimit, sepse është i rrezikshëm për Kosovën". Paradoksalisht e cinikisht, LDK-ja, më saktë, shefat e saj, me klanet e tyre, harruan këtë porosi të artë. Dhe, mjerisht, mos përmbushja e kësaj porosie-amanet, sot, po i kushton shumë Kosovës, ashtu siç parashikoi, në gjallje të Tij,  hynori Rugovë.

Kryeministri aksidental e namkeq, Ramush Haradinaj, nuk po i përdorë vetëm skemat sociale, shpërdorimin fragrant të buxhetit të Kosovës, për elektoratë të partisë së tij bandë, por edhe politikë-bërjen katastofike e fatale për Kosovën. Edhe pse Ramush zeza e di mirfilli se fajësia e ndryshimit të kufijve i përket Hashim presidentit dhe jo Mogherinit, ai ia "futë si kau pelës", kinse është trim, si Isa Boletini me "revolën" imaxhinare, që është një shpikje e falsifikim i panevojshëm i historisë, sepse Boletinit kjo do t`i merrej për ahmaki dhe jo si trimëri.

Ramushi rrinë, si nxënësi i dobët në mësime, para "mësuesit" Hashim. Dhe, këtej i sulet, padrejtësisht, Mogherinit. Mos votimi i - Rezolutës -, e  cilat e lënte në harresë çështjen e ndryshimit të kufijve, nga Ramushi me lukuninë PANA, të sjellur në Parlament nga opozita, përkatësisht, LDK-ja dhe Vetëvendosja, është dëshmi e një hipokrizie klasike e Ramush kryeministrit si dhe i karrierizmit të egër të tij, për të qendruar dhunshëm dhe pameritueshëm në postin aktual. Kjo mjafton për ta kuptuar "zallamahinë" zhurmurese dhe hipokrizinë neveritëse të një kryeministri, i cili, gjithnjë e më shumë, po bëhet i rrezikshëm, për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Amerika dhe Evroipa janë çlirimtarët faktikë të Kosovës tonë. Në fush-betejë populli i Kosovës u mund. Kosova u bashatisë, me "ekzodin  biblik". Përrallisjet e krerëve kriminelë PAN-istë, se "ne ua sollëm lirinë", janë falsifikuese e mosmirënjohëse, karshi Amerikës dhe Evropës, deri në rrugaçëri. Edhe sulmet aktuale të kryeministri Haradinaj dhe të zyrtarëve tjerë PAN-istë dhe të tjerëve, në pozitë apo, opozitë, kundër përfaqësueses Frederica Mogherini dhe Evropës, në përgjithësi, janë mosmirënjohje dhe turp i skajshëm. 

Historikisht, është proverbiale mirënjohja e shqiptarëve, karshi miqve ndërkombëtarë, për ndihmën e dhënë, përgjatë shekujve të historisë sonë. Kësaj radhe, në raport me Evropën, po thyhet një kod moral shqiptar, i cili, si vlerë kombëtare, u kishte rezistuar shekujve. Ftoj akademikët, profesorët universitarë dhe të gjithë intelektualët e Kosovës dhe më gjerë, ta parandalojnë turpin në nisimë, protestën e porositur politike, nga sundimtarët kriminelë të PAN-it, të cilët, për interesat e tyre vetjake, thonë - rrafsh Kosova -!!!

Studentë të manipuluar, këndelluni! Mos u shërbeni vrasësve të ardhmërisë tuaj. Nëse sot e bëni protestën, për liberalizimin e vizave, nesër do t`ju nxisin ta bëni edhe kundër Gjykatës Speciale, e cila është e thirrur për ta gjykuar makro-krimin në Kosovë, të shtresuar, për dy dekada radhazi, me protagonistë, pikërisht, të zyrtarëve aktual të PAN-it.

Këndelluni, o studentë të manipuluar! Nxitja kundër Evropë, është turp dhe krim i radhës, është rrugaçëri qeveritare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat