Ngjashmëria e Hashim Thaçit dhe Enver Hoxhës: “Ekzekutime, burgosjet, tradhtia”...

Politika

Ngjashmëria e Hashim Thaçit dhe Enver Hoxhës: “Ekzekutime, burgosjet, tradhtia”...

Nga: N.Sh Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:19
“Dhe kjo do të bëhet por me urdhër të Hashim Thaçit që ky do të pastroj vetëm duke arrestuar të gjithë miqtë e tij, pra një metodë të cilën e ka bërë edhe Enver Hoxha i cili nuk ka dënuar por ka ekzekutuar pra këtu është dallimi në mes të politikës së Hashim Thaçit dhe politikës së Enver Hoxhës”.

Grupet kriminale të haraçit dhe krimit të organizuar janë krijuar në qeverinë e përkohshme dhe janë të lidhura zakonisht me PDK-në dhe me njerëzit e AAK-së.

Një mendim të tillë, për krimin dhe korrupsionin në Kosovë, e thotë kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami.

Islami thekson se, Thaçi i ka kontrolluar grupet kriminale, por vet ka qëndruar në distancë.

Image
Gazmend Islami

“Është interesant politika e Hashim Thaçit sepse grupet kriminale të haraçit dhe krimit i ka krijua qysh në qeverinë e përkohshme dhe këto grupe kriminale zakonisht janë të lidhura me PDK-në dhe natyrisht edhe me njerëz të AAK-së, që ky i ka kontrolluar grupet kriminale por vet ka qëndrua në një distancë, por njerëzit më të afërt të tij janë marrë me këto grupime dhe haraçe, mirëpo tash siç e dimë shumicën e tyre tash i ka larguar nga pozitat dhe strukturat e PDK-së dhe me lejen e Hashim Thaçit do të fillojnë konfiskimet e pasurisë, për t’i larguar nga skena politike të gjithë ata të cilët kanë qenë njerëzit më të afërt të tij dhe që ishin të fuqishëm gjatë luftës së fundit pra komandantët e zonave operative e të tjerë”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, të gjitha privatizimet e egra që kanë ndodhur pas luftës kanë qenë të lidhura me tenderimet dhe me njerëzit e afërm të PDK-së dhe të Hashim Thaçit.

“Por natyrisht për të mbijetuar ky këtyre krimeve, përmes strukturës së re që e ka pru siç është ministri i Drejtësisë Abelart Tahiri dëshiron që të bëjë përndjekjen, sepse dosjet e çdo njërit ua dërgon sepse shumica e këtyre ministrave i dhanë përgjegjësi direkte Hashim Thaçit”, thekson ai.

Islami thekson se, arrestimet që priten të ndodhin gjatë vitit 2019, pas paralajmërimit të ministrit të Drejtësisë, Abelart Tahiri, se do ta luftoj krimin e organizuar dhe haraçin, do të ndodhin me urdhër të Hashim Thaçit për të shpëtuar lëkurën e vet.

“Të gjitha arrestimet që do të bëhen do të shihen gjatë vitit 2019 që janë të lidhura me njerëzit e afërm të Hashim Thaçit dhe PDK-së, që do të bëhen me urdhër të Thaçit për të shpëtuar lëkurën e vet. Por natyrisht këto krime ekonomike janë bërë me urdhër të Hashim Thaçit, pra ky ka qenë i implikuar në 90% të këtyre rasteve, siç është rasti i Azem Sylës, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit e shumë e shumë të tjerë”, thotë ai.

Ai vlerëson se, politika e Hashim Thaçit është e ngjashme me atë të Enver Hoxhës, por ky i fundit ka ekzekutuar.

“Dhe kjo do të bëhet por me urdhër të Hashim Thaçit që ky do të pastroj vetëm duke arrestuar të gjithë miqtë e tij, pra një metodë të cilën e ka bërë edhe Enver Hoxha i cili nuk ka dënuar por ka ekzekutuar pra këtu është dallimi në mes të politikës së Hashim Thaçit dhe politikës së Enver Hoxhës”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat