PSD po “rrëshqet” drejt koalicionit me PAN-in

Politika

PSD po “rrëshqet” drejt koalicionit me PAN-in

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Fundjava që e lamë pas ishte e nxehtë për skenën politike. Kjo, pasi mediat vendore u publikuan disa mesazhe të deputetit të Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj të shkëmbyera me shefin e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi edhe me ministrin e  Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë seancës kur u votua projektbuxheti.

Se mesazhet janë shkëmbyer e ka pranuar edhe akteri kryesor, Molliqaj,  i cili ka thënë se të gjitha bisedat me politikanë mundet t`i publikojë dhe se s`ka asgjë për të fshehur.

“Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.

Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikalos, zvogëlimin e numrit të zv. ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara. Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t'ia tregoj”, ka shkruar ai në Facebook.

Avdyli:  Kërkesa e PSD për ta shkarkuar Rikallon, ishte kërkesë që të futen në qeveri

Njohësi i çështjeve politike, Ajet Avdyli, ka deklaruar për “Bota sot”  ka thënë se është ditur se ky grupi i dalë nga LVV do të cili do e mbajë në këmbë qeverinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat