Thaçit i kërkohet të heqë dorë nga ideja për korrigjimin e kufijve

Politika

Thaçit i kërkohet të heqë dorë nga ideja për korrigjimin e kufijve

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:04
Foto ilustrim "Bota sot"

“Unë dhe askush tjetër në Kosovë duket të mos dijë për “allashverishet” e Hashim Thaçit, së paku nga ajo që deklarojnë publikisht. Ky njeri duket se ka marrë guximin të diskutojë opsione anti-kushtetuese. Megjithatë, ai nuk mund të bëj bash asgjë nëse nuk do t’i kishte “sejmenët” e PAN-it, e tash së voni edhe PSD-në”, ka thënë Bajram Gecaj nga LDK.

Çështja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë sa vjen e bëhet më serioze. Të tillë e bëjnë edhe deklaratat e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili së fundit deklaroi se Kosovës edhe mund t’i merren disa metra territor dhe se fakti i pavarësisë së saj mund të ndryshojë.

Këto komente, Vuçiq i bëri pas takimit që zhvilloi në Beograd me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky i fundit tha se serbët e Bosnjës duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes, sikurse edhe serbët në veri të Kosovës.

Përkundër paralajmërimeve të Serbisë, opozita është e mendimit se pa votat e tyre kreu i shtetit të Kosovës dhe ai i Serbisë nuk do të mund të bëjnë asgjë, pos dëmtimit të cilin tanimë e kanë bërë me vet diskutimin e opsionit të prekjes së kufijve.

Ndërsa, njohësit e çështjeve politike bëjnë më dije se letra e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e dërguar për dy presidentët, atë të Kosovës dhe Serbisë është kuptuar si një mbështetje për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat