A do të sakrifikohet Rusia për Serbinë në Kosovë?

Politika

A do të sakrifikohet Rusia për Serbinë në Kosovë?

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putini

Pas paralajmërimeve të Ivica Daçiç se nëse në dialogun Kosovë-Serbi përfshihet SHBA, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë, Ismet Haziri njohës i çështjeve politike në Kosovë, thekson se, ekzibicionet politike nuk kanë të ndaluar, nuk përjashtohen as improvizimet politike popullsitë si nga ana e Serbisë po ashtu edhe e Kosovës, nga lakmia e qëndrimit në pushtet për të shijuar jetën e lukseve e të bërit biznes duke shfrytëzuar ndikimet politike nga pushteti.

Image
Ismet Haziri

“Prandaj nuk është shumë relevante se çka është duke deklaruar Daçiçi e as Vuçiqi, sikur që e tërë koha dhe shpenzimet e bëra për sa vite në Bruksel nuk pati asnjë relevantë dhe e tëra u hodh përnjëherë, jo pse kjo hedhje është e dhimbshme, ngase absolut kanë qenë bisedime dhe përfaqësim jo kredibil nga ana e Kosovës, por është një momentum i dyshuar se a ka përfunduar dialogu dhe e tërë situatë është e futur në regji, e cila do të ekzekutohet duke përgatitur situatën hapë pas hapi, apo vërtet do të përfshihet SHBA në dialog, janë dilema të mëdha dhe e dinë vetëm pak apo e dinë vetëm Thaçi e Vuçiqi dhe ata që ua kanë dhënë mundësin e një marrëveshje sipas letrës së Presidentit Trump”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, në opsionin tjetër që po e quajmë dialog, dhe përfshirja e SHBA dhe e Rusia në këtë proces edhe mundë të ndodh nëse paraprakisht janë marr vesh të dy superfuqitë.

“Ngase kemi të bëjmë me ridefinim të interesave gjeostrategjike duke përfshirë edhe Ballkanin perëndimor, por po them gjithnjë nëse është marrëveshje e ma hershme, në të kundërtën nuk e besojë se Rusia do të sakrifikohet në Kosovë ngase ka interesa tjera shumë ma madhore dhe që duhet të merret vesh me SHBA duke përfshirë Ukrainën, apo si do të komentohet tërheqja e trupave nga Siria e SHBA dhe asgjë nuk ka të shkëputur, prandaj nëse mbetet për Pazar të mirëfilltë mes superfuqive ne Ballkan, aktualisht është Bosnja dhe “Srpsaka Republika” ku edhe është qendra e veprimit te shërbimit Rusë për Ballkan”, thotë ai.

Megjithatë, sipas tij, rreziku i Kosovës është permanent si nga jashtë edhe nga Brenda, ngase nuk jemi shumë të mobilizuar te bëjmë shtetin, por ta kapim pushtetit për ta zhvatur shtetin.

“Ky fakt e rrezikon Kosovën ma shumë se çfarë do armik i jashtëm, ngase pakënaqësia e popullit dhe zbrazja e Kosovës nga gjeneratë e re është dhimbje e madhe që Kosova do të lëngojë shumë gjatë”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat