Pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me “kompromiset e dhimbshme të Thaçit”

Politika

Pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me “kompromiset e dhimbshme të Thaçit”

Nga: N.A Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuciq

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka komentuar letrën e Donald Trump ku fton palët që sa më parë te dialogojnë dhe çfarëdo marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë do ta ketë përkrahjen e Amerikës.

Pacolli ka thënë se nuk ka unitet në Kosovë dhe pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me “kompromiset e dhimbshme të Thaçit.

“Letra e ardhur nga Shtëpia e Bardhë e rithekson faktin se SHBA kanë investuar në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Së dyti duhet theksuar se në letrën e ardhur nga Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga mesazhi i ardhur nga Mogherini, nuk përmendet kryesimi i dialogut nga presidenti Thaçi. Përkundrazi aty shprehimisht kërkohet që subjektet parlamentare të Kosovës të flasin me një zë unik në këtë dialog. Ky zë unik nuk mund të arrihet rreth një figure përçarëse si Hashim Thaçi, e as me ekipet, shërbëtorët e tij. S’ka pra unitet në Kosovë dhe pavarësia e sovraniteti nuk garantohet me “kompromiset e dhimbshme të Thaçit” ka përfunduar Fitore Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat