Ky është qëllimi i Mogherinit për finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi       

Politika

Ky është qëllimi i Mogherinit për finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi       

Nga: A.M. Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:26
Federica Mogherini

Politologu Faik Krasniqi ka pohuar se përshpejtimi i përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi, është duke u bërë për disa arsye.

Sipas tij, një  nga arsyet është edhe ngritja e aktakuzave, ku njëri nga të akuzuarit mund të jetë edhe Presidenti Thaçi, por Federica Mogherini ka edhe një arsye tjetër.

“Qëllimi i Mogherinit është që brenda mandatit të saj të arrihet një "marrëveshje" mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ajo të jetë presidentja kryesore për fitimin e Çmimit Nobel për Paqe. Siç duket do të ketë një lloj "shkëmbimi" te territorit, por më shumë do të japim territor se sa që do të marrim”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat