Sukseset dhe dështimet e Kosovës, sipas Sveçlës

Politika

Sukseset dhe dështimet e Kosovës, sipas Sveçlës

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:54
Xhelal Sveçla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka komentuar gjendjen politike në vend gjatë vitit 2018, si dhe sukseset që ka arritur Kosova .

Sveçla përmes një prononcimi për “Bota sot “ është shprehur se të vetmin sukses që mund të konsideroj për këtë vit është miratimit të pakos së ligjeve për ushtrinë e Kosovës.

“Kjo është pyetje shumë më e vështirë se sa që duket në fillim. Me keqardhje më duhet të them që për një vit si 2018 është vështirë të gjendet diçka që do të mund ta konsiderojmë sukses të Kosovës përveç miratimit të pakos së ligjeve për ushtrinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, si sukses ai e ka përmendur edhe forcimin e Lëvizjes Vetëvendosjes pas lëvizjeve që kanë ndodhur brenda partisë.

“Do të shtoja këtu edhe forcimin e Lëvizjes Vetëvendosje pas një situate të cilën u gjet në fillim të vitit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Sveçla ka përmendur taksën ndaj Serbisë si dhe dëshmimet si demarkacioni, dështimi i anëtarësimit në Interpol, mos liberalizimi i vizave.

“Ndoshta edhe një vendim i mire duhet të përmendet, ai i vendosjes së taksës për produktet e Serbisë, edhepse është edhe i vonshëm edhe i mangët. Të gjitha ngjarjet e tjera, prej aprovimit të demarkacionit të Murat Mehës me Malin e Zi, rritja e rrogës që Qeveria ia bëri vetvetes, të gjitha vendimet e dëmshme e skandaloze të Qeverisë e deri te dështimi në Interpol dhe liberalizimin e vizave janë diçka që e kanë bërë një vit për të cilin na mbetet të urojmë që ndikimet e këtyre dështimeve të mbërrijmë t’i minimizojmë e korrigjojmë sa më shpejt që është e mundshme”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Sveçla i ka ftuar qytetaret që të bashkohen në rrugën e kthimit të shpresës për këtë vend.

“Për këtë uroj që viti i ri të jetë vit i bashkimit për suksese e për të cilën ftoj qytetarët që të na bashkohen në rrugën e kthimit të shpresës për këtë vend. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti vetvendosës për Kosovës”,  përfunduar Sveçla për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat