Paralajmëron Driton Selmanaj: Afria e madhe Thaçi-Vuqiç mund të ketë pasoja tragjike për Kosovën

Politika

Paralajmëron Driton Selmanaj: Afria e madhe Thaçi-Vuqiç mund të ketë pasoja tragjike për Kosovën

Nga: N.H Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 08:22
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se ideja për korrigjim të kufijve ka qenë e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Si rrjedhojë e kësaj, Selmanaj ka thënë se Presidenti Thaçi është futur në në projektin e Serbisë.

“Një fakt është tashmë i qartë; kjo ide nuk ka qenë kurrë e tij, kjo ide është e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është e Serbisë. Këtë e tha vet Vuçiq në një konferencë për media se kjo ide ka qenë e imja. Na i heq dilemat, jo sepse ne kemi pasur dilema, pasi që një gjë të tillë e kam ditur nga fillimi se ky është një projekt i Serbisë dhe jo projekt i Kosovës, mirëpo, që presidenti i Kosovës duke e njoftuar në aspektin deklarativë që ka qenë pjesë e rëndësishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e pabesueshme që ai mund të eskalojë deri në ketë fazë, por ka eskaluar dhe ai është futur në projektin e Serbisë, ka qenë një prej aktereve kryesorë të implementimit të Serbisë në Kosovë, mirëpo kjo për LDK-në kjo çështje është e papranueshme dhe për mua personalisht si deputet mendoj se jo Kosova, por asnjë shtet nuk e ka luksin që ka qasje armiqësorë të bisedojë për kufijtë. Nuk mund të korrigjojmë asnjë kufi, përderisa nuk e kemi njohur kufijtë  njeri-tjetrit, nuk mund të korrigjohen derisa nuk njeh kufi”, ka nënvizuar ai.

Po ashtu, sipas deputetit të LDK-së, korrigjimi si nocion në ketë kontekst që po diskutohet nuk ka asnjë kuptim.

“Ne nuk po themi që kemi gabime, përkundrazi po themi që vija është e qartë kufitare me Serbinë, mund t’i hyjmë procesit të demarkimit të kufirit, por hyrja në pazare të tilla me të cilët ka avancuar shumë Thaçi dhe Vuçiq mendoj se janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën. Ajo çka ka qenë një shqetësim tjetër, ka qenë afria e madhe e dy presidenteve dhe e kam thanë edhe në një rast tjetër e them edhe sot, se sa herë dikush nga lidershipi i Kosovës është afruar me lidershipin e Serbisë pasojat për Kosovën për Kosovën kanë qenë tragjike”,është shprehur ai.

Selmanaj, një tendencë të afrimit e ndërmjet dy presidentëve e sheh vetëm një mundësi me pasoja tragjike për Kosovën.

“Por jam i sigurt se populli i Kosovës është vetëdijesuar, së paku disa subjekte politike që unë kam besim të plotë dhe nuk do të lejohet kjo. Mund të diskutojmë, kemi shumë çështje të hapura, por çështje e kufirit as që guxon të jetë në tavolinën sepse po hapim vet ekzistencën e Kosovës, po hapim dokumentin e Pakos së Ahtisaarit, Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Kosovës për Pavarësi dhe vendimin e GJND-së që na ka dhenë të drejtën që ne kemi shpallur pavarësinë. Janë tema të cilat për ne janë të mbyllura dhe kushdo që tenton t’i hap edhe një herë, hap rivizatimin jo vetëm të kufijve por edhe rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat