Analisti politik: PSD dhe Shpend Ahmeti janë karrieristë

Politika

Analisti politik: PSD dhe Shpend Ahmeti janë karrieristë

Nga: N.H Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 23:43
Shpend Ahmeti

Njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, ka thënë se për politikëbërje në Kosovë mundë të shkruhet, por asnjëherë nuk mundë të konstatohet.

Sipas tij, kjo është një hipotezë për vet faktin se partitë politike në Kosovë dhe përbërja e tyre është akoma e paformësuar që të arrijë një pjekuri për të mundur të ndërtojnë një platformë të qëndrueshme.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për partinë e Shpend Ahmetit, drejt së cilës ka dërguar disa akuza.

“Nëse aktiviteti politik, kreativitetin e vet e ka të bazuar në vese e kundërshtime fëmijërore dhe si synim e ka kapjen duke i lakmuar pararendësit. Atëherë nuk kemi të bëjmë me vizion dhe as me filozofi politike, por me klandistanizem politik, që në fakt as nuk po ofron program dhe as nuk po bënë zgjidhje, por vetëm sa po e kamuflon situatën politike. Një çështje me rëndësi që duhet potencuar dhe që nuk përfillet në Kosovë, është edhe orientimi politikë, ku shumë parti deklarativisht janë të përcaktuar, por në mungesë të konsistencës dhe kulturës politike dhe nga lakmia për të ardhur në pushtet, asnjëherë nuk janë respektuar, madje as programet e as deklarimet”, ka thënë Haziri.

Analisti politik konsideron se në kontest të këtyre realiteteve, nuk ka përse të jetë më ndryshe as PSD-ja, i cili është një subjekt politikë i pamatshëm në elektorat, përkundër se në VV, shumica e këtyre deputetëve kanë qenë figura Qendrore.

Image
Ismet Haziri

“Pra, e vetmja mundësi që të faktorizohen është ky moment kyç dhe shumë delikat për Kosovën, atëherë, PSD duke pasur parasysh faktin se si parti politike nuk rrezikon që të humb, nga fakti se nuk e kanë të çart se do të fitojnë, apo ma mirë të themi se a mundë ta kalojnë pragun e 5%-shit. Këta e kanë shfrytëzuar momentin e afrimit me koalicionin qeveritar duke shfrytëzuar do numra respektabil dhe të domosdoshëm për qeverinë që të mbijetojë. Prandaj edhe kjo është arsyeja e pranimit të pesë kushteve të shtruar nga PSD-ja, ku në të njëjtën kohë ia shton edhe drithërimat AKR-së e cila më shumë e dëshiron pozitën dhe pushtetin sesa shtetin, dhe gjithnjë ka depërtuar në qeveri si peri për vrimës së gjilpërës, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se aktivitetit e PSD-së, në veçanti të kryetarit të kësaj partie, më shumë janë shumë karrieriste.

“Disa po deklarohen se nuk e duan pozitën, por nëse bazohemi në veprimet, qëndrimet dhe aktivitetet e tyre politike në veçanti të kryetarit të tyre PSD-së, po shihet shumë çart se janë shumë karrieristë, madje mundë të ndodhë që shumë shpejtë kulaçi i Pacollit të përgjysmohet ose të shuhet fare. Një gjë që nuk dëshirojë, asnjëherë ta identifikojë nga rrafshi parimor- politikë dhe kombëtar asnjë subjekt politikë shqiptarë me politikanët serbë dhe me partitë serbe, ngase nuk e besojë se një shqiptarë normal ngjason me ata që synojnë të abuzojnë e zhbëjnë shtetin e kombin shqiptarë” ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat