Profesori i njohur e zbulon planin e PDK-së dhe SHIK-ut për Isa Mustafën

Politika

Profesori i njohur e zbulon planin e PDK-së dhe SHIK-ut për Isa Mustafën

Nga: N.Sh Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 09:33
Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Profesor dr. Binak Maxharraj ka folur për mundësin e LDK-së që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, thotë se kreut të LDK-së, Isa Mustafës nuk i pret sakica me një vend, duke thënë se mos përfshirja e LDK-së në dialog, më shumë është punë inatesh mes partive politike.

Ai thotë se PDK-ja dhe SHIK-u po mundohen që Isa Mustafën ta zbusin që të bëhet pjesë e dallavereve të tyre.

“Kjo çështja e (mos)marrjes pjesë së LDK në dialog mendoj se është më shumë taktike, ose edhe punë inatesh midis partish, për shkak së PDK disa herë ia la "ngile" LDK-së. Sikur Isa Mustafa të mos ishte në krye të LDK-së të cilën e rrëmbeu me zor me akuza për PDK dhe SHIK-un, situata në LDK do të ishte shumë më e mirë më e qarte, sepse këtij Isa Mustafës nuk i pret sakica në një vend, e këqyrë me shumë interesin e vetë së sa të partisë”, thotë Maxharraj.

Ai thekson se, kësaj radhe është mirë që LDK-ja të mbanë fjalën.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Do të ishte mirë që bile kësaj radhe Isa Mustafa dhe LDK ta mbanë fjalën, sepse të marrish pjesë në një dialog ku që sa vite Hashim Thaçi e ka bë krejt llogë qe nuk dinë as dreqi ka me dalë, është diçka qe nuk ia vlen”, thekson profesori.

Sipas tij, ekipi i dialogut me Serbinë është pa kurrfarë rëndësie, i cili më shumë i ndihmon Thaçit në realizimin e planit të tij.

“Ky ekip i Ramush Hradinaj është një ekip sa për sa e faqe, pa kurrfarë rëndësie për dialog, veç sa me e pshtjellu edhe më shumë situatën. Ky ekip merr shumë i ndihmon Thaçit në realizimin e planit të tij makabër për Kosovën, sepse ky njeri ashiqare anon kah kërkesat e serbo-sllave, pra nga Lindja se sa nga Perëndimi me vlera demokratike”, pohon dr. Maxharraj.

Ai tutje shprehet se, LDK-ja kësaj radhe duhet të ketë qëndrim për këtë çështje, pasi PDK-ja dhe SHIK-u po mundohen ta zbusin Mustafën.

“Prandaj, mu për këtë ky njeri e ka humbur kredibilitetin dhe autoritetin në vend dhe jashtë. Do të ishte mirë që bile kësaj radhe LDK të këtë qëndrim të ngurtë për këtë çështje që të mos lëshon pe. Prandaj, mu për këtë PDK dhe SHIK-ku po mundohen ta zbusin Isa Mustafën, për tu bë pjesë e procesit, për ta shti në hise në dallaveret e Hashim Thaçit të cilit veç i ka dalë kana (boja) sikur atyre plakave të këqija (shtrigave)”, përfundon profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat