Marrëveshja Kosovë-Serbi do të shfuqizonte rezolutën “1244” dhe nuk do të ketë një të re

Politika

Marrëveshja Kosovë-Serbi do të shfuqizonte rezolutën “1244” dhe nuk do të ketë një të re

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:07
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se një rezolutë e re që do të zëvendësonte ‘1244’ do të bëhet vetëm kur të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë rezolutë të re, analisti politik, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se me atë do të bëhet shfuqizimi i rezolutës 1244.

“Nuk ka rezolutë të re, por do të shfuqizohet 1244, pra me rezolutë mbi shfuqizimin e Rezolutës ekzistuese, një rezolutë e re mund të jetë që Kosova të jetë pjesë e OKB, me status të plotë anëtare e OKB”, ka shpjeguar ai.

Për më tepër, ai është shprehur se në asnjë formë tjetër nuk duhet të pranohet

Image
Blerim Burjani

“Asnjë formë tjetër e pranisë nuk duhet të pranohet nga Kosova. Rezoluta e re do të largonte përfundimisht UNMIK edhe formalisht nga Kosova, dhe nuk do të kishte më as raportim për Kosovën çdo tre muaj. Kjo tema e raportimit është bërë e mundimshme dhe e kot, andaj SHBA kanë kërkuar të mos raportohet më për këtë mision që nuk ekziston për mendimin tim. Është një përfaqësues i OKB-së zyre e vogël e pa rëndësishme fare në Kosovë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat