A do ta hetojë Specialja vrasjen e Komandant Drinit?, flet Drita Millaku

Politika

A do ta hetojë Specialja vrasjen e Komandant Drinit?, flet Drita Millaku

Nga: A.M. Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:44
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku e pyetur nga “Bota sot” rreth asaj se a mund të merret Gjykata Speciale me vrasjet politike, është shprehur skeptike rreth kësaj çështje.

“Nëse janë praktikat e gjykatave që paraprakisht, për shkaqe sigurie, t`i njoftojnë viktimat, atëherë na del që unë të dyshoj që do të merren “BE dhe Gjykata Speciale, krenohet që kanë investu qindra miliona në funksionalizimin e gjykatës, e kriminelet kanë investu miliarda vetëm që të dështon gjykata”, ka thënë deputetja e VV-së.

Për më tepër, ajo ka shtuar se Gjykata Speciale është vazhdimi i  EULEX-it, pasi që shumica prej tyre janë ish punëtorë të EULEX-it.

“Kjo gjykate është vetëm vazhdimi i EULEX-it, shumica e gjykatësve janë ish punëtorët e EULEX-it. E pasi që EULEX nuk është marr me rastin e Drinit, nuk besoj që do të mirët as Gjykata Speciale. Megjithatë unë jam shumë e preokupuar me rastet e vrasjeve të pasluftës e sidomos vrasjen e Drinit dhe do të  kërkoj drejtësi gjithmonë”, ka përfunduar deputetja e VV-së Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat