"Syri i popullit", pjellë e LPK-së, e SHIK-ut

Politika

"Syri i popullit", pjellë e LPK-së, e SHIK-ut

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 2 janar 2019 Në ora: 21:18
Foto ilustruese, "Bota sot"

"Ka ardhur koha me dalë nga çubat", - thoshte studenti Ibrahim Rugova, në vitin 1967. Sepse ilegaliteti, i sanksionuar me ligj, si veprimtari antikushtetuese, luftohej vrazhdësish nga pushteti monist. Megjithatë, në rrethanat e pushtimit serbo-sllavë, duke qenë të ndaluara veprimtaritë legale, që i bënin oponencë pushtetit, shprehja e lirë e mendimit, logjikisht, ishte ilegaliteti, mundësi organizimi, për këndelljen e popullit, deri në kundërshtinë e pushtetit, në mënyra të ndryshme.

Por, lëvizja ilegale, në epokën plurale partiake, në demokracinë parlamentare të sotme, aq shumë të reklamuar, është anakronike, është kthim prapa, është futje e sërishme në "çuba". Organizata ilegale "Syri i Popullit", me listat vrastare, është vijimësi e Organizatës kriminale terroriste - SHIK -, e cila  filloi me listëbërjen emërore të viktimave të ardhshme, ngeshëm të pikasura, me emra komandantësh, luftëtarë të zëshëm të FARK-ut, kuadro e veprimtarë të LDK-së. 

Por, lista sekrete, ende të pa publikuara, ka edhe për brenda llojit, kryesisht, kuadro e luftëtarë të gardës së vjetër të LPK-së, të pabindur ndaj Kryesisë së re uzurpatore të LPK-së. Dhe, ekzekutimi i të listuarëve emërorë, filloi në vitin 1997, për të vazhduar përgjatë luftës dhe pas luftës. Pra, shefat e rinj të LPK-së, "komandantë", pa hyrë në luftë fare, vranë luftëtarët e lirisë, veprimtarë të LDK-së dhe të tjerët, për t`i hapë rrugën pushtetit të tyre kriminal e hajnor.

Pse dhe kush e krijoi "Syri i Popullit"

Letrat me pyetjet domethënëse për "komandantët" e krimit, të bëra nga Murat Jashari, shquhen për elemente të dyshimit të bazuar kriminal. Duke qenë brenda llojit, sojit, një lëvizak i ekstremit të majtë enverist e stalinist, ishte përdorur, më saktë, i keqpërdorur, nga hileqarët batakçinj, në krye të Lëvizjes. Murat Jashari kishte udhëtuar nga Zvicra në Itali, me porosi të krerëve të LPK-së, për ta marrë, ilegalisht, fshehurazi, azilantin e djeshëm dhe nënkryetarin e sotëm të Parlamentit të Kosovës, Xhavit Halitin.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat