“Strukturat kriminale të PDK-së, Thaçi, Veseli dhe SHIK-u, të përfshira në likuidimin fizik të figurave të LDK-së”

Politika

“Strukturat kriminale të PDK-së, Thaçi, Veseli dhe SHIK-u, të përfshira në likuidimin fizik të figurave të LDK-së”

Nga: N.Sh Më: 3 janar 2019 Në ora: 18:34
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish-deputeti i Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj, ka folur për procesin e Gjykatës Speciale.

Salihaj thotë se, Gjykata Speciale është formuar drejtpërdrejt si pasojë e një klike kriminale që qëndron qe disa vite në krye të Kosovës.

Sipas tij, në formimin e kësaj gjykate, pa dyshim kishte ndikim fakti se gjykata e Kosovës ishin të kapura nga kjo klikë kriminale, por nuk ishte vetëm kjo.

Image
Adem Salihaj

“Krimet e shumta që kishin bërë gjatë luftës këta të vetëquajturit komandantë, i dhanë material Serbisë dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, që të kërkojnë themelimin e kësaj gjykate. Madje, edhe vetë Thaçi ishte militant i formimit të gjykatës Speciale, me shpresë se do të dënoheshin shokët e tij, por ai do të shpëtonte. Gjykata Speciale u bë një e keqe e domosdoshme”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shpreson se, Gjykata Speciale do të bëjë diçka në luftimin e krimit dhe kriminelëve të shumtë në Kosovë.

“Pas luftës janë vrarë shumë personalitete që kanë pasur pas vetes një veprimtari të vërtetë kombëtare për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Unë jam i sigurt se edhe Thaçi, por edhe plotë të vetëquajtur komandantë, në fund do të dalin që kanë qenë të lidhur me Serbinë dhe kanë punuar kundër interesave tona kombëtare. Edhe vetë eksponentë të drejtpërdrejt të vrasjeve politike kanë deklaruar se kanë pasur plane dhe detyra për eliminimin e figurave eminente të LDK-së, një numër i madh i të cilave janë eliminuar”, thotë ai.

Salihaj shprehet se, strukturat kriminale të PDK-së dhe SHIK-ut, janë të përfshira në likuidimin moral, kombëtar, politik e fizik të figurave të LDK-së.

“Strukturat kriminale të PDK-së, përfshirë Thaçin, Kadri Veselin dhe SHIK-un e tij drejtpërdrejt janë të përfshira në likuidimin moral, kombëtar, politik e fizik të figurave eminente të LDK-së, përfshirë edhe figurat ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Duhet të shpresojmë se nga Gjykata Speciale do t’i vijë edhe ndonjë e mirë Kosovës në eliminimin e krimit të organizuar, i cili, siç e dimë, ka kapur majat e shtetit tonë”, thotë Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat