Gjykata Speciale “shkapërderdhë” koalicionin PAN

Politika

Gjykata Speciale “shkapërderdhë” koalicionin PAN

 Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 janar 2019 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Viti 2019 do të duhej të ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe liberalizim të vizave, por edhe ky vit do të jetë i humbur sikurse dy dekadat e fundit. Gjithë kjo, për shkak të Gjykatës Speciale. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike dhe juridike, ku sipas tyre, gjatë këtij viti do të ndodhin arrestimet e para, për të vazhduar pastaj edhe me seancat maratone të gjykimeve. Ata konsiderojnë se Gjykata Speciale nuk vjen si dëshirë e qytetarëve për të dënuar ndokënd, por njerëzit e shohin Gjykatën si shpresë se drejtësia duhet të vijë.

Gashi: Skena politike e Kosovës mund të ndryshoj varësisht se kush arrestohet

Avokati Tomë Gashi ka thënë se viti 2019 mjerisht do të jetë viti i Gjykatës Speciale, dhe kjo tashmë dihet pasi atë që ata e votuan deputetet e Kosovës me 2015 do të filloj të realizohet nga ky vit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat