Tomë Gashi tregon çka do të ndodhë me skenën politikë në Kosovë pas arrestimeve nga Gjykata Speciale

Politika

Tomë Gashi tregon çka do të ndodhë me skenën politikë në Kosovë pas arrestimeve nga Gjykata Speciale

Nga: D. B Më: 4 janar 2019 Në ora: 08:33
Tomë Gashi

Viti 2019 do të duhej të ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe liberalizim të vizave, por edhe ky vit do të jetë i humbur sikurse dy dekadat e fundit. Gjithë kjo, për shkak të Gjykatës Speciale.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se viti 2019 mjerisht do të jetë viti i Gjykatës Speciale, dhe kjo tashmë dihet pasi atë që ata e votuan deputetet e Kosovës me 2015 do të filloj të realizohet nga ky vit.

 “Ajo që po ashtu dihet është se të gjithë ata që janë përmendur me emër e mbiemër munden të ftohen në Gjykatën Speciale, madje atë në cilësi të të dyshuarve apo dëshmitarëve por jo ekspertëve. Skena politike e Kosovës mund të ndryshojë varësisht se kush arrestohet nga Gjykata Speciale sepse po u arrestuan zyrtarë të lartë politik të cilësdo parti politike apo zyrtar të lartë shtetërore, kjo do të sjell edhe ndryshimet politike në Kosovë të cilat do të duhet të vinin nga kutia e votimit dhe jo nga puna efektive e Gjykatës Speciale. Por, kështu kanë votuar deputetet e Kosovës, duke dëmtuar kështu edhe Kosovën si shtet. Dihet se asgjë e keqe nuk do të ndodh në aspektin e sigurisë së Kosovës dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë trazirë, pos ndonjë protestë e vogël. Dhe për siguri është KFOR-i dhe policia e Kosovës. Kështu që askush nuk ka arsye për brenga për shkaqe të sigurisë, dhe kjo që e kanë votuar deputetë tani po fillon të realizohet në dëmë të shtetit të Kosovës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat