Gjykata Speciale do të zbulojë gjërat e shëmtuara dhe korruptive të Thaçit, Haradinajt dhe Veselit

Politika

Gjykata Speciale do të zbulojë gjërat e shëmtuara dhe korruptive të Thaçit, Haradinajt dhe Veselit

Nga: D. B Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:21
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë se viti 2019 do jetë një vit interesant për Kosovën, jo vetëm që Gjykata Speciale mund të lajë e t'i pastrojë disa llogari korruptive të funksionarëve të lartë shtetëror në Kosovë me eliminimin dhe burgosjen e tyre, por edhe do përshpejtohet dialogu me Serbinë.

Sipas tij, ky vit do të jetë detyrim obligativ i disa punëve pa dëshirën e funksionarëve të Kosovës me dëshirën e SHBA-së.

Image
Sulejman Mehazi

“Këtu shihet hapur se tani e tutje qytetarët e Kosovës përkrahin politikën amerikane më shumë se atë evropiane. Dhe kjo përkrahje sa është e mirë për forcën e shtetësisë së Kosovës, aq është edhe e dëmshme për elitën politike të vendit. E them këtë për shkak se pikërisht kjo elitë e tanishme ushqente fuqishëm korrupsionin deri në momentin e tarifave 100% të mallrave serbe. Mallrat korruptive kush i lejonte të hyjnë në Kosovë nga Serbia, po vet këta që rritën tarifat ndaj Serbisë Tarifat dhe Ushtria e Kosovë s'u krijua nga vullneti i elitës qeveritare, por nga autoritetet Amerikane”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai konsideron se tarifat 100% dhe Ushtria e Kosovës janë veprime politike amerikane, e kurrë kosovare.

“Përkrahja e amerikanëve jo vetëm që do ndalë veprimet skandaloze e korruptive, por me anë të Gjykatës Speciale, do të zbulojnë dhe shumë gjëra të shëmtuara korruptive të Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veselit. Por më çudit fakti se si është e mundur që këta të korruptuar në moment të bëhen aq azganë, kundër EU e NATO-s, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat