Haziri: Ky është grupi që ka “gisht” në vrasjen e kolonel Zemës

Politika

Haziri: Ky është grupi që ka “gisht” në vrasjen e kolonel Zemës

Nga: N.Sh Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:58
Tahir Zemaj

Analisti politik, Nexhat Haziri për vrasjen e kolonel Tahir Zemës thotë se, vrasja e kolonelit Zemaj, gjegjësisht zbardhja e saj dhe nxjerrja e autorëve para drejtësisë, është neglizhuar nga politika apo nga drejtësia e kapur nga mafia politike.

“Po ashtu, mos zbardhja e vrasjes së trefishtë, të Kolonel Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasanit, në një farë mënyrë ka qenë po ashtu edhe peng i stabilitetit politik, pasi vrasja kur ka ndodhur ka qenë administrata e UNMIK-ut e pranishme në Kosovë dhe pasi që kjo vrasje dhe hetimet për të shkonin deri të përgjegjësia e një lideri politik të caktuar, që mbahej dhe mbahet akoma edhe sot si i forti i Dukagjinit, dhe për ta ruajtur një stabilitet të brendshëm politik, administrata ndërkombëtare pranoi si të thuash një heshtje kompromisi”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, nuk ka ekzistuar vullnet politik për zbardhjen e kësaj vrasje pasi pistat janë shumë të qarta që të dërgojnë në adresën e vërtetë se kush së paku dha urdhrin për vrasjen e Kolonel Zemajt.

Image
Nexhat Haziri

“Unë nuk shpresoj shumë se drejtësia e Kosovës e ndikuar nga politika dhe grupet mafioze në pushtet që t'i japin epilog ngjarjes së 4 janarit të vitit 2004. E  vetmja shpresë mbetët te Gjykata Speciale e cila mund të jap një kontribut të madh në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt por edhe të vrasjeve të tjera politike të ndodhura në Kosovë, pas mbarimit të luftës”, përfundon ai.

Kolonel Tahir Zemaj u vra me 4 janar të vitit 2003, në hyrje të Pejës së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.

Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime kriminale kundër bashkëkombësve të tyre në fund të luftës në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat