Krasniqi: Vrasja e kolonel Tahir Zemaj ishte një tronditje e madhe

Politika

Krasniqi: Vrasja e kolonel Tahir Zemaj ishte një tronditje e madhe

Nga: N.Sh Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:42
Tahir Zemaj

Politologu dhe njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi, pohon se, ishte tronditje e madhe vrasja e kolonel Tahir Zemajt, e cila nuk u zbardh kurrë.

Ai thotë, se janë edhe dhjetëra vrasje tjera të pandriçuara, të cilat, nuk është në interesin e partive që të zbardhen.

Image
Faik Krasniqi

“Vrasja e kolonel Tahir Zemaj ishte një tronditje e madhe. Por, vrasja e tij nuk u zbardh kurrë nga asnjë parti që ka qenë në pushtet. Nuk është vetëm vrasja e Kolonel Zemaj e pandriçuar, janë edhe me dhjetëra vrasje me motive politike që nuk i ndriçuan kurrë. Konsideroj që nuk është në interesin e partive politike të zbardhen vrasjet e pasluftës për disa arsye. Disa parti politike nuk duan që të zbardhen për shkak se njerëz të partive të tyre mund të kenë gisht në këto vrasje, kurse disa partive ju leverdis që të fitojnë vota në kurriz të të vrarëve. Prandaj, nuk kam shpresë që do të kemi zbardhjen e vrasjes së Kolonel Tahir Zemaj dhe dhjetëra ish luftëtarëve të lirisë, politikanë e njerëz të mediave e shoqërisë civile!”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat