“Piunët” e Thaçit

Politika

“Piunët” e Thaçit

Nga: A.M. Më: 4 janar 2019 Në ora: 19:18
Ekipi i dialogut

Me 8 janar pritet që në Bruksel të zhvilloj takime ekipi negociues i Kosovës.

Lidhur më këtë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se ekip është formuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për t'i realizuar deklarimet e tij.

“Dihet se ekipi negociator është formuar nga presidenti Thaçi pikërisht për t'i realizuar deklarimet e tij edhe pse në popull kundërthënëse. Dialogu me Serbinë domosdo duhet bere por ai ekip që bën dialog duhet ketë legjitimitetin qytetar e dihet se ky ekip nuk e ka. LDK gjithmonë ka udhëhequr bisedime të rënda në procese të ndryshme por gjithmonë në interes të vendit andaj ky ekip nuk duhet mendoje që të shkoje vetëm si mysafire dhe të përqafoje ofertën e ofruar nga pala tjetër”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Po ashtu, deputetja e VV-së, është shprehur se nëse në Kuvend e miraton ndonjë marrëveshje e dëmshme për vendin, rrezikohet nga një ngritje popullore.

“As presidenti Thaçi nuk mundet t'i obligoje në marrëveshje të dëmshme sepse nëse në  Kuvend vjen një marrëveshje e dëmshme për Kosovën dhe ky ekip i bën numrat ta kaloje atëherë vendi rrezikohet nga një ngritje popullore të cilën nuk mund ta ndale asgjë. Nuk e di pse ngutet Thaçi që ta arrijë këtë marrëveshje e cila dihet se më së shumti i konvenon Serbisë dhe e cila dihet se ende madje nuk ka kërkuar falje për gjenocidin dhe krimet e bëra në Kosovë”, ka përfunduar deputetja e LDK-së, Bunjaku-Rexhepi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat