Të papërshtatshmit

Politika

Të papërshtatshmit

Nga: D.RR Më: 4 janar 2019 Në ora: 21:53
Ekipi negociator

Ekipin negociator të Kosovës në krye me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn të cilët do të jenë në Bruksel javën e ardhshme, e ka komentuar për “Bota sot” analisti politik Faton Mehmeti, i cili këtë ekip e quan të papërshtatshëm.

Ai mendon se ky ekip nuk ka agjendë të mirëfilltë dhe strategji për të arritur një sukses sa më të mirë për Kosovën.

“Mendoj se ky ekipi negociator është i papërshtatshëm duke ditur se bashke kryesuesit e saj janë njerëz jo të besuar, pasi biografia e tyre jo e mirë lë shume për të dëshiruar. Përtej kësaj mendoj se ekipi negociator i tanishëm nuk ka agjendë të mirëfilltë dhe strategji për të arritur një sukses sa më të mirë për Kosovën”, ka thënë ai.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti për më tepër ka thënë se në ekipin negociator duhet të përfshihet edhe LDK-ja, si parti e besueshme.

“Për më tepër pa LDK ky ekpi negociator është gjysmak dhe jo i besuar, andaj edhe SHBA po insiston shumë që edhe LDK t'i bashkëngjitet këtij ekipi me çka edhe do të marr rolin e saj të udhëheqës. Besoj se LDK duhet të marr rolin udhëheqës që as Fatmiri dhe as Shpendi mos të jenë në krye te saj, pasi me këta të dy nuk është i garantuar suksesi. Nuk pres diçka pozitive nëse Fatmir dhe Shpendi do i prijnë këtij delegacioni, përndryshe vetëm sa do të zvarritet edhe më shumë procesi përmbyllës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat