Mehmeti thotë se Kuvendi ishte satelit i qeverisë, tregon fajtorin

Politika

Mehmeti thotë se Kuvendi ishte satelit i qeverisë, tregon fajtorin

Nga: G.B Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:08
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Deputetët vazhdimisht kritikohen për mungesën e tyre në seancat e Kuvendit, ku në këtë mënyrë pamundësojnë votimin e ligjeve.

Analisti politik Faton Mehmeti, Kuvendin e ka quajtur cirk të deputetëve, të cilët duan të zhvatin buxhetin e Kosovës, duke shtuar se Kuvendi është bërë satelit i Qeverisë.

“Fatkeqësisht Kuvendi i Kosovës është shndërruar në cirk të deputetëve, të cilët çdo ditë e më tepër legjitimojnë bindjen e qytetarëve se janë shtresa më e ulët e shoqërisë. Njerëz pa fije morali, pa fije shkollë dhe integriteti, që kanë qëllim vetëm të zhvatin vendin dhe buxhetin e saj. Kuvendi nuk ka kryer punën e saj, duke u shndërruar në satelit të qeverisë, me çka edhe ka dështuar debati konstruktiv për punën e qeverisë. Asnjëherë Kuvendi nuk ka qenë objektiv ndaj qeverisë, duke u bërë kështu palë në kapjen e shtetit dhe legjitimim për mos punën e saj”, ka vlerësuar ai.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, as kryetari i Kuvendit nuk ka mundur të jetë i paanshëm dhe se Kuvendi ka dështuar këtë vit, por ai fajësuar edhe opozitën që nuk ka qenë aq aktive.

“Në këtë rrjedhojë, duhet theksuar edhe paaftësinë e kryetarit të Kuvendit për të qenë i paanshëm në punën e tij, me çka ka sjellë edhe përplasje të forta me opozitën. Një kryetar i Kuvendit duhet të zbatojë rregulloren e punës e jo urdhrat politik të koalicionit qeverisës. Personalisht, mendoj se Kuvendi ka dështuar totalisht, duke mos përgjigjur sinonimin si sallë e debateve demokratike. Gjithashtu, edhe opozita nuk ka qenë aq aktive me sjelljen në Kuvend të rezolutave dhe krijimin e komisioneve hetimore për deputetë që kanë vepra korruptive dhe që nuk arrestohen. Me një fjalë pothuajse të gjithë deputetët kanë pasur qëllim vetëm përfitime ekonomike, pa i interesuar që të mbrojnë interesat e qytetarëve të vendit. Kuvendi gjatë 2018 ka dështuar në tërësi”, është shprehur Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat