Pyetja e radhës për Xhavit Halitin: Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin?

Politika

Pyetja e radhës për Xhavit Halitin: Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin?

Nga: N.SH Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:20
Murat Jashari dhe Xhavit Haliti

Në vazhdën e pyetjeve të Murat Jasharit për krerët e PDK-së, edhe sot po i botojmë 50 të tilla për Xhavit Halitin.

Në këto pyetje, Jashari i drejtohet Halitit se cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin?

Po ashtu, Jashari e pyet edhe për takimet e tij me Fatos Nanon.

Lexojeni 50 pyetjet e radhës:

101.   Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive?

102.   Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur?

103.   Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?

104.   Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?

105.   Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokënd?

106.   A e ftuat Ramush Haradinaj?

107.   Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propongan?

108.   Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më kupton drejt?

109.   Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?

110.   Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall Sherifi, a po jo?

111.   Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?

112.   A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhrat) që u paraqiti Hollbruk: 1.Të njihet I. Rugova si lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah politik i UÇK-së. 4. Në terren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht etiketoheshin enveristë, ndaj duhej që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat asnjeni, apo jo?

113.   Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇK-së kishte 5 Zona Operative, a po jo?

114.   Zona Operative Nr.1 Kosova, ZO Nr.2 IRJM, ZO Nr.3 Kosova Lindore, ZO Nr.4 Malësia e Madhe (në Mal të Zi) dhe ZO Nr.5 Korshumlia, a është kështu?

115.   Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar të të 5 Zonave Operative të mësipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është kështu?

116.   Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK, pas kësaj nuk flitej më për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?

117.   A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?

118.   A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?

119.   Pse ja muarët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e forcuar UÇK, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?

120 Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?

121.   Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?

122.   A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili faktikisht nuk mungonte pasi paret u ishin dhanë?

123.   Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit «Vendlindja Thërret», a po jo?

124.   Kryesia e LPK-së pat emëruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz Lladrovcin, a është kështu?

125.   Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka dojshe ti që i pranojshe çantat me Dollarë, DM, CHF etj? Kush i adresonte këta korrierët me këso çanta të vijshin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?

126.   A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK për ato çanta me pare?

127.   Nëse jo, Pse jo?

128.   Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i Aarauit, a është kështu?

129.   A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për interesa individuale, a është kështu?

130.   Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe në mënyrë të veçantë me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇK për sa i përket mirëqenies ekonomike? Dhe sa i thellë është ky dallim?

131.   Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me hile gjithë popullit? Kush është tradhtari në këtë mes: Ti dhe Drejtoria Politike apo anëtarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK?

132.   Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale e PDK) ishte pasuruar, a është kështu?

133.   A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës?

134.   Kështu përfundojnë të gjitha mafitë e diktatorët, a është kështu?

135.   Programin e LPK-së e hodhët si pa vlerë, a po jo?

136.   Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?

137.   Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?

138.   Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe anëtarë të SHP të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të UÇK-së?

139.   Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADN-së?

140.   Cilit popull i takoni?

141.   Shqiptar jo, a është kështu?

142.   Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?

143.   Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç: Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Gani Krasniqit, Remit, Shukri Bujës, Zafir Berishës, Haxhi Shalës, nëse i keni informuar?

144.   Në janar 2000, isha me vëllaun Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo?

145.   Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand, a ishte kështu?

146.   Unë të thashë, kamë familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u kthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a është kështu?

147.   Të thashë se puna na ka mbetur në gjysmë, me ndërprerjen e luftës çlirimtare, a është kështu?

148.   Të thashë se unë jam betuar e përbetuar dhe nuk e tradhtoi betimin për asnjë çmim, a po jo?

149.   Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i besës, a është kështu?

150.   Të thashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat