“Thaçi ka monopol absolut në dialog”

Politika

“Thaçi ka monopol absolut në dialog”

Nga: A.M. Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi

Të martën ekipi i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë do të zhvillojnë një takim zyrtarë me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Analisti politikë, Blerim Burjani, ka deklaruar se Delegacionin Shtetëror për Bisedime me Serbinë nuk do të pyes askush asgjë pasi  që  sipas tij ky ekip do të ketë rol formal në dialog.

“Kjo ekip është logjistik monitoruese e Thaçit asgjë më shumë, as qe do ti pyesë kush për asgjë. Ky ekip do të zhvat buxhetin e qytetarëve, edhe ashtu buxheti i qytetarëve është i keqpërdorur dhe keqpërdoret për përfitime të personave, përplot ministri, zëvendësministra, këshilltar që herë do kur duhet të trajtohen nga gjykatat si përfitim pa bazë, që paraqet vepër penale për keqtrajtim të parasë publike. Në shtet e perëndimit për vetëm 10 cent kur shtrenjtohet një produkt bëhen protesta si rasti i Francës, përderisa në Kosovë ka zhvatje dhe keqpërdorim të buxhetit dhe askush nuk proteston ,kur dihet se këto para janë të popullit e jo kryeministrit . Presidentit apo grupit negociator,  grupi negocuator do të ketë rol formal në dialog sa për të simuluar unitetin asgjë më shumë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Gjithashtu, ai është shprehur se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka monopol absolut në këtë temë, dhe kjo e bënë të pamundur që Lidhja Demokratike e Kosovës të bëhet pjesë e saj. “Thaçi ka monopol absolut në këtë temë , i ka të gjitha informata dhe ka kooperuar me BE dhe SHBA në temën e dialogut.  Këtu është problem që e bën të vështirë dhe të pamundur  hyrjen në dialog të LDK-së, se VV nuk është subjekt politik serioz për asgjë ideja e tyre është me kritiku duke qendërzuar anash prej zhvillimeve, për të iu dhuruar pushteti nga populli, pra nuk ka gjë prej tyre as nuk kurrfarë kapacitete për asgjë përveç zhurmës e kritikes edhe pse ka tendenca të ndryshimit të qasjes, por nuk ka njerëz të dijshëm brenda këtij subjekti, pra pa reformë kadrivike të plotë brenda s`ka gjë prej tyre, përçarja  e brendshme do ta sjelle në 7 -8 % në zgjedhjet e ardhshme edhe ashtu po të shuhet krejt ky subjekt asgjë nuk bëhet se nuk ka çka pritet nga ky subjekt, LDK e dëshiron partneritetin me VV për shkak  deputeteve që ka brenda ky subjekt, por  për asgjë tjetër, rrethanat kanë nxitur bashkëpunimin opozitar kurrgjë tjetër”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se pjesa e madhe e dialogut ka përfunduar.

“Hashimi shumicën e dokumentacionit dhe bisedave me Vuçiqin do ti mbaj për vete dhe nuk do ti jap grupit negociator, jo edhe informatat që kanë përafruar atë me Vuçiqin dhe BE kjo është e kryer, ky ekip u bë pos mortum pasi që pjesa e madhe e dialogut ka përfunduar”, ka thënë në fund Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat