“Zgjedhja e Eliot Engel, e fut Kosovën fuqishëm në agjendën amerikane”

Politika

“Zgjedhja e Eliot Engel, e fut Kosovën fuqishëm në agjendën amerikane”

Nga: N.H Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:35
Eliot Engel

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Lidhur me ketë, është deklaruar edhe politologu i njohur në vend.

Musa Preteni në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se zgjedhja e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është një lajm i mirë për Kosovën.

Ai thotë se angazhimi i kongresistit amerikan nuk ka munguar as paraluftës dhe as pasluftës.

“Zgjedhja e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është një lajm i mirë për Kosovën, duke e patur parasysh angazhimin e tij të madh gjatë viteve 90-ta për çlirimin e Kosovës e po ashtu edhe pas çlirimit për bërjen e shtetit të Kosovës”, thotë Preteni.

Sipas tij, lëvizjet e fundit në administratën amerikane, janë sinjale të qarta se SHBA-ja ka kthyer sytë sërish nga Kosova, pas një periudhe kur Kosova zinte vend shumë të vogël në optikën amerikane.

Image
Musa Preteni

“Por, përveç kësaj, konsideroj se lëvizjet e fundit në administratën amerikane, si drita e gjelbër për bërjen e ushtrisë dhe letra e fundit e Trump, janë sinjale të qarta që SHBA ka kthyer sytë sërish nga Kosova pas një periudhe kur Kosova zinte vend shumë të vogël në optikën amerikane të politikës së jashtme. Pasi që linja e shtetit më të fuqishëm të botës ka qenë gjithmonë në krahë të Kosovës”, thotë ai.

Në fund, ai ka theksuar se zgjedhja e Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me jashtë është edhe  një sinjal i mirë para marrëveshjes së paralajmëruar me Serbinë.

“Zgjedhja e Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me jashtë, sidomos edhe pas letrës së presidentit Trump, e fut Kosovën fuqishëm në agjendën e politikës së jashtme amerikane pikërisht në kohën kur neve si shtet na duhet më së shumti para marrëveshjes së paralajmëruar që ende na prezantohet si shumë e mjegullt”, përfundon Musa Preteni për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, në një postim në Twitter, Engel ka deklaruar se do të punojë për të mirën e popullit amerikan dhe atij të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat