“Xhavit, a është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakruar nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin”

Politika

“Xhavit, a është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakruar nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin”

Nga: N.SH Më: 6 janar 2019 Në ora: 10:39
Xhavit Haliti, Ali Uka dhe Hashim Thaçi

Murat Jashari, i cili vazhdon të mbetet në burg, për antentatin ndaj Azem Vllasit, kishte bërë mijëra pyetje për ish-krerët e UÇK-së dhe LPK-së.

Në vazhdën e pyetjeve të publikuara, Jashari pyet Xhavit Halitin edhe për Remzi Hoxhën, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, dhe për zëdhënësin e UÇK-së, Ali Ukën, i cili, sipas Jasharit është masakruar.

“A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakruar nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?”, pyet Jashari, Xhavit Halitin.

“A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?”, vazhdon pyetja e radhës e Jasharit.

Jashari, tutje në 50 pyetjet e radhës e pyet Xhavit Halitin se a ke jetuar me ndihma sociale në Zvicër, dhe sa hektarë tokë i ke ble në Kosovë.

“Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpiat që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë? Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?”, pyet Jashari.

Ai tutje e pyet edhe për kohën studentore se a ka bërë dhunime të femrave?

Lexojeni 50 pyetjet e radhës së Murat Jasharit për Xhavit Halitin:

Image
Murat Jashari

151. Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejf në Hotel Grand, të thashë, se kjo paska qenë ëndrra e juaj, a ka qenë kështu?

152. Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë çlirimtare, a është kështu?

153. Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërgu ushtarëve të lirisë në ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhëroi me kriju atë Këshillin Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Mysliun? Sa herë shkurt dhe kush shkoi prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK me bisedu me komandantët e zonave të UÇPMB për me i bind të ndalnin luftën?

154. Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike?

155. Prej kujt frikoheni dhe pse frikoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm, sikundër mburreni nëpër televizione?

156. Për derisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë? Do të thotë se krimet dhe tradhtitë që i kini ba këtij populli u dalin e u frikojnë edhe në gjumë, apo jo?

157. Ke vizituar ndonjëherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?

158. Po të Kadri Zekës?

159. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për popull e atdhe, a është kështu?

160. Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyne?

161. Apo për pushtet e pasuri personale?

162. Në Zvicër a ke jetu me ndihma sociale, apo jo?

163. Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?

164. Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpiat që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?

165. Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?

166. A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në femra?

167. A është e saktë Xhavit, që ke shitur armë, revole, shqiptarëve në rrethin e Pejës?

168. A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitun në bashkëpunim me zyrtarë të policisë dhe më pas i ke denoncuar?

169. A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë marrë paret nga policia serbe ?

170. A është e saktë se, pasi arma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari është maltretuar?

171. A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të shitur?

172.   A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Hasku, shefi i UDB-s në Pejë?

173. A është e saktë që ishe në kontakt me Shefin e KOS-it në Kosovë?

174. A është e saktë se Serbia ka patur gjithë herë pretendime për të kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?

175. Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja qysh në vitet ’80-të?

176. Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë?

177. Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke patur me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundërshtar të Ramiz Aliut?

178. Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?

179. Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush vendosi për personat që do ta drejtonin? Cili është kontributi yt në këtë rast?

180. A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi?

181. A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim Gazideden në krye?

182. A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qen daja i Petrit Amit nga Dibra, shoku ma i ngushtë i Arkanit?

183. A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-s?

184. A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?

185. A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?

186. A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht Shërbimi sekret Serb dhe ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e Sali Berisha kishit dijeni për këtë punë?

187. A është e vërtetë se ke patur takime me Apostolos Vavilisin?

188. Çfarë roli ka patur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale?

189. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?

190. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?

191. A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë qesharake?

192. A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?

193. A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992, bashkë me Raif Gashin (Gollopeni)?

194. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?

195. Do të thotë që Ramë Mara (shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe Kadri Veseli (shef i SHIK-ut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është kështu?

196. Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?

197. Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?

198. Kush e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?

199. A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të themë UDB, promotor i vëllavrasjes?

200. Si po shihet UDB ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat