LDK-ja “kryqëzon” Kadri Veselin dhe PDK-në nga të gjitha anët

Politika

LDK-ja “kryqëzon” Kadri Veselin dhe PDK-në nga të gjitha anët

Nga: D.RR Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një rrebesh reagimesh të ashpra nga LDK-ja, kanë pasur adresë Kadri Veselin dhe PDK-në. Kjo për shkak të luftës speciale që po e bën Kadri Veseli  dhe partia e tij kundër LDK-së.

I pari reagoi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili përmes një postimi publik në rrjetin social Facebook e ka krahasuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin si provokatorë njëjtë si Serbia, përcjellë “Bota sot”.

Ai shkruan se nuk është përgjegjësi e LDK-së pse koalicioni qeverisës është i dobët, pse s’ka fuqi ta përballoj dialogun, pse kryeministri i ik përgjegjësisë së tij në dialog.

Kjo kundërpërgjigje e Mustafës vjen pasi Veseli ka filluar një fushat kritike ndaj LDK-së.

Postimi i plotë:

Provokatorë, si Serbia si Kadria!

Në situatën kur , edhe përkundër diferencave të mëdha të skenës politike, Kosovës i nevojiten përpjekje e brendshme për të gjetur rrugën më të mirë për ta përballuar dialogun me Serbinë, ka filluar një fushatë e ndyrë e udhëhequr nga Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së dhe e pasuar nga lakenjtë e tij kunder LDK-se. Nuk e kanë mirë, sepse nuk mund të kryejnë punë duke e provokuar LDK-në.

Më mirë do të ishte që z. Veseli të merret me drejtimin e Kuvendit por edhe me koalicionin qeverisës, sepse problemi është te ta e jo te LDK. Ata kanë problem me BE dhe me SHBA që të përmbushin kushtet për dialog. Ata nuk po munden me e bindë Kryeministrin ta bëjë punën e tij në dialog e po merren me LDK-në. Ata veprojnë publikisht me tre platforma për dialog, një të Presidentit, një të Qeverisë dhe një të Komisionit të Kuvendit.

Nuk është përgjegjësi e LDK-së pse koalicioni qeverisës është i dobët, pse s’ka fuqi ta përballoj dialogun, pse kryeministri i ik përgjegjësisë së tij në dialog?! Nuk është, po ashtu, përgjegjësi e LDK-së që dikush harron se Kosova e ka shpallur pavarësinë, se kemi institucione kushtetuese dhe se asnjë grup i derivuar nuk duhet dhe nuk mund të zëvendësoj këto institucione.

Për LDK-në nuk ka ekip të unitetit me njerëz jounifikues; me njerëz që ofendojnë, gënjejnë e shpifin. Dhe, Kosovës nuk i nevojitet kurrfarë ekipi i unitetit në kohën kur i ka të gjitha institucionet kushtetuese. Nëse këto institucione janë të paafta ta kryejnë punën e tyre, duhet të themelohen institucione tjera përfaqësuese e jo ekipe që u shërbejnë institucioneve pa legjitimitet.

LDK ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetformuese. Por dialogu me Serbinë, nuk është shtetformues. Shtetin e kemi formuar dhe e kemi shpallur në këta kufij më 17 shkurt 2008. Dialogu është për të na njohur Serbia, jo për ta mbyllë çështjen e shtetësisë, sepse kjo çështje është e mbyllur dhe askush nuk ka të drejtë ta hapë.

LDK e peshon rëndësinë e këtij dialogu dhe përkrahjen nga SHBA dhe BE. Prandaj angazhohet që për këtë dialog të kemi një qeveri që përfaqëson shumicën meritore dhe që ka legjitimitet politik. 
Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës.

Serbia ia bënë gjitha të zezat Kosovës, deri aty sa i shkruan edhe Shqipërisë ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës, e në anën tjetër trumbeton anembanë botës se Kosova po pengon dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve! 
Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog. 
As nuk ka dëshirë Serbia që të përparojë dialogun dhe ta njohë Kosovën, e as Kadriu që të bashkëpunojë me LDK-në, sepse këtë e ka vërtetuar. 
Në këto rrethana, aq më pak ka vullnet LDK të punojë bashkë me Kadriun.
Por fati politik është tjetër. As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend. IM

E deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thumbuar PDK-në duke thënë se “janë ndezur ‘demokratët e konvertuar’ në dashni e sulme ndaj LDK-së”.

“Janë dhezë “demokratet e konvertuar” në dashni e sulme ndaj LDK-së. Njëra anë tregon për filozofin Rugoviane, tjetra për vartësin prej ushtari të Rugovës. Krejt këto duke menduar se popullit ju ka shlye memoria 20-të vjeçare e veprimeve të tyre.

E vërteta duket , qysh thotë populli këta njerëz e kanë një “zor” të madh..”, ka shkruar Zemaj.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lirije Kajtazi, i ka reaguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Ajo ka thënë se Veseli ka nisur një furi sulmesh ndaj LDK-së, për ta refuzuar presidentin Hashim Thaçi, në procesin për ndarjen e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Veseli nuk po KA kurajo që ta refuzoi haptas Thaçin në veprimet e tij antikushtetuese, dhe nën “merakun” që LDK-ja nuk po i bashkangjitet marrëveshjeve historike, ai njëkohësisht e fton LDK-në dhe e fyen.

E gjithë fyerja ndaj partisë së saj, siç ka thënë deputetja Kajtazi, po bëhet me qëllim që LDK-së t’i mbetet faji që nuk po ndahet Kosova.

Postimi i saj i plotë:

Meraku i PDK që LDK të jetë pjesë e marrvëshjeve historike.

Jemi deshmitarë të një furije sulmesh ndaj LDK të bëra kryesisht nga Kadri Veseli kryetar i PDK. Ai ka zgjedhur me mjaft delikates një metodë perfide për ta refuzuar Presidentin Thaqi përmes LDK-së, në procesin për ndarjen e Kosovës të filluar nga ai. 

Kadri Veseli si Kryetar i PDK-së dhe njëkohësisht i Kuvendit të Kosovës më mirë se çdo kush tjetër e di se bashkëpartiaku i tij Hashim Thaqi përmes procesit të ndarjes së Kosovës po tenton ta blejë lirinë e vet. Z. Veselit po i mungon kurajo që ta refuzoi haptazi Thaqin në veprimet e tija antikushtetuese, dhe nën “merakun” që LDK nuk po i bashkangjitet marrëveshjeve historike, ai njëkoësisht e fton LDK dhe e fyen. Natyrisht se ftesa bëhet formale, kurse fyerja me qëllim që LDK mos ta pranoj këtë proces dhe asaj t’i mbetet “faji” që nuk po ndahet Kosova.

Edhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Kadri Veselit dhe Enver Hoxhajt.

Ai gjithë këto i ka quajtur si një fushatë dëshpëruese, irrituese e propagandistike që po bëhet kundër LDK-së dhe liderit Mustafa.

Lidhur me ketë, Gecaj gjithashtu ka thënë se kjo fushatë po vështrohet me një heshtje thuaja totale e të pashpjegueshme nga strukturat partiake, në veçanti nga ata të cilët kanë marrë besimin e partisë.

Ja shkrimi i tij i plotë:

BESIMI E VOTA NËNKUPTOJNË EDHE PËRGJEGJËSI!

Është vërtetë dëshpëruese dhe tej mase irrituese kur sheh këtë fushatë të egër dhe të orkestruar propagandistike kundër LDK-së dhe liderit të sajë, derisa e njëjta vështrohet me një heshtje thuaja totale e të pashpjegueshme nga strukturat partiake, në veçanti nga ata të cilët kanë marrë besimin e partisë dhe votën e elektoratit!

Njëri prej deputetëve më aktivë të LDK’së, Haxhi Avdyli, e ka cilësuar si dështak e të padijshëm Dardan Gashin.

Ky reagim i deputetit nga Prizreni ka ardhur pasi Dardan Gashi tha se LDK është shndërruar në Degë të Vetëvendosjes dhe po kontrollohet prej Albin Kurtit.

“Por mos të harrojmë se ska kënaqësi, e krenari më të madhe se me të sha i ligu, dështakët e të padijshmit si puna e Kadri Veselit, Dardan Gashit me shokë. Do ndihesha keq nëse ata na lëvdrojnë me ngërdheshje, ndihem i tradhëtuar kur ditën qeversin me ty , e natën sajojnë kurthe rrëzimit tënd siq ndihem i poshtëruar kur natën të vrasin e ditën të qajnë. Prandaj shani, rreni, shpifni, villni, se nuk na fyeni as poshtëroni sepse qytetari tani ju njeh juve se çka keni bërë këtij vendi për 20 vite”, ka shkruar Avdyli.

Ai ka thënë se Partinë e Ibrahim Rugovës e shajnë dhe fyejnë prej vitesh për çfarëdo veprimi që bën për ta zvogëluar e poshtëruar.

“U sha LDK se na prishi socializmin. U sha LDK se na prishi bashkim vëllazërimin. U sha e u vra LDK se pati faj që populli gadi 60 % e përkrahu me votë. U sha LDK që nuk morri postin e Kryeministrit por Presidencën. U sha LDK se pse morri Kryeministrinë e qeverisi pa skandale. U sha e pështy pse hyri në koalicion me PDK , e shahet pse po rri në opozitë e nuk bëhet vegël e saj. Shahet edhe kur bën opozitarizëm të kulturuar, shahet edhe kur qeverisë mirë. Shahet pse luan rol unifikues brendaopozitar, edhe kur thërret tryeza e tërë spektrit politik”, ka shtuar ai./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat