Jashari, Halitit: A je takuar në Hotel Rogner me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit?

Politika

Jashari, Halitit: A je takuar në Hotel Rogner me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit?

Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:46
Xhavit Haliti dhe Murat Jashari

Murat Jashari në pyetjet e radhës drejtuar Xhavit Halitit e pyet për armatimin të cilën thotë se e ka paguar tre herë në Gjenevë me Naim dhe Shaip Mujën të cilën e ka hedhur në detë.

Ai e pyet edhe për 4 persona prej 5 të Drejtorisë Politikë të UÇK-së, i kanë lyer fur me gjakun e patriotëve.

Jashari në pyetjen tjetër thotë se SHIK-u e vrau Remzi Hoxhën, Ali Ukën, Ilir Konushevcin dhe e arrestoi Adem Jasharnit, gjoja gabimisht,

Ndërsa, e pyet se “a është e vërtetë se në Paris, Kadri Veseli vendin e kishte te Agron Hyseni, dhëndëri i Petrit Amit (shoku i Arkanit)?”

Gjithashtu e pyet edhe për fjetjen gjatë kohës së luftës që e kanë bërë në Hotel Rogner, se ku i gjejshin parat për me pagu?

“A është e vërtetë se në atë kohë ka patur në Hotel Rogner 2 agjentë të lartë të Serbisë për ndërlidhje? A je takuar me ata nëpër dhomat e tyne dhe tënden? A je takuar në shumë raste në Hotel Rogner gjatë luftës me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit dhe sa herë? A është qesharake, për mos te them tragjike, që shefi i UÇK-së takohet me njerëz të Arkanit?”, këto jaën disa prej pyetjeve të cilat më poshtë i ka shtruar Murat Jashari për Xhavit Halitin

201. Ti Xhavit Haliti a ishe numri 1 në Shqipëri për UÇK-në?

202. Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare të gjitha depot e armatimit për UÇK-ën?

203. A e ke patur atë fuqi? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe në bashkëpunim me do komandantë të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit tonë për luftën?

204. Jo vetëm kaq, por edhe armatimin, e paguar 3 herë në Gjenevë të Zvicrës, me Naim dhe Shaip Mujën, e ke hedh në det , apo jo?

205. Sot, armatimin e Shqipërisë je duke e shitur me Sllobodan Tesiqin nëpër vendet arabe, apo jo?

206. Ti, si njeriu i Serbisë, e ke patur mirë në kohën e Ramiz Aliut, në kohën e Sali Berishës dhe në kohën Fatos Nanos, apo jo?

207. Ti bile gjatë luftës ke patur më shumë pushtet në Shqipëri se vetë kryeministrat shqiptarë, apo jo?

208. Cilët ishin kushtet që të patën dhënë atë pushtet?

209. Kishe fuqinë, sepse ke patur Beogradin mbrapa, a po?

210. A është vërtetë se gjatë luftës ke fjetur në Hotel Rogner?

211. Pse në atë Hotel aq të shtrenjtë? Ku i gjejshe paret, ndërsa sot na thua se nuk kishim armatim e municion?

212. Fjetja në hotel a ishte për mos të përcilleshin veprimet dhe takimet e tua?

213. Me të kujt pare e paguajshe hotelin dhe ushqimin?

214. A është e vërtetë se në atë kohë ka patur në Hotel Rogner 2 agjentë të lartë të Serbisë për ndërlidhje?

215. A je takuar me ata nëpër dhomat e tyne dhe tënden?

216. A është kjo arsye pse nuk ke jetuar në banesë, sepse vëreheshe nga shqiptarët?

217. A je takuar në shumë raste në Hotel Rogner gjatë luftës me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit dhe sa herë?

218. A është qesharake, për mos te them tragjike, që shefi i UÇK-së takohet me njerëz të Arkanit?

219. A është e vërtetë në momentin kur populli ikte nga masakrat, ti bëjshe qejf me prostituta? Po Çekut (Agimit) a i rregullutë një prostitutë të tillë (infermiere) kur mbërriti në Tiranë?

220. Kur filloi lufta pse bëre Drejtorinë Politike të UÇK-së kur krah politik i UÇK-së ishte LPK-ja?

221. Apo e bëre qëllimisht për të mos i dhënë llogari askujt?

222. Duheshte ta dishe ti dhe ata të Drejtorisë Politike se LPK-ja thellë i ka rrënjët te opinga e popullit shqiptar liridashës, a është kështu?

223. Mos e bëre për të fshehur gjurmët?

224. A e dinë se 4 persona prej 5-ve të Drejtorisë Politike të UÇK-së i kanë lyer duart me gjakun e patriotëve ?

225. A mund të mendojmë se këta njerëz janë atdhetarë kur vrajnë patriota?

226. Interesi i kujt ishte që të likuidoheshin patriotat shqiptarë?

227. Natyrisht që dihet, ishte interesi i Serbisë, por a janë të njëjtit persona në G2 tani në SHIK?

228. Përsëri vjen pyetja, SHIK-u vrau Remzi Hoxhën (financues i UÇK-së), Ali Uka u masakrua (zëdhënës i UÇK-së), e vratë Ilir Konushevcin (Shef i Logjistik i UÇK-së), ai arrestoi disa herë Adem Jasharin, gjoja gabimisht, si thu ty?

229. Çka është puna e SHIK-ut kur e mbyt njeriun që i prish marrëdhëniet me Serbinë dhe Greqinë?

230. Kur erdhi momenti për bisedimet në Rambuj, a je ti Xhavit Haliti që përcaktove përbërjen e delegacionit të UÇK-së, si dhe që i dhatë urdhër Jakup Krasniqit të ndryshonte deklaratën e par dhënë një ditë më parë lidhur me vajtjen në Rambuje?

231. Kur keni shkuar në Rambuje, a ke ditë se bisedimet ishin për një «Autonomi substanciale » do të thotë një “Autonomi e gjerë“ dhe se UÇK-ja do të shuhej???

232. A ka luftuar UÇK-ja për një Autonomi të gjerë në kuadër të Serbisë, apo për bashkim të Kosovës me Shqipninë???

233. Pse shkuat atëherë për të biseduar Autonominë?

234. Cili ishte ai organ institucional i popullit të Kosovës, i LPK-së apo i UÇK-së që ju urdhëroi të shkonit në emër të luftës, në emër të ushtarëve të lirisë, kur ato ditë pritej të mblidhej dhe të vendoste Asambleja Kombëtare, për të cilën patët autorizuar Adem Demaçin? Pse iu trembët asaj Asambleje që ishte parashikuar të mblidhej në 10 shkurt? Pse ajo ngutje?

235. Në Rambuje, a ke shkuar me atë mendim të nënshkrimit të Autonomisë?

236. Mos vallë për këtë arsye ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, i keni bllokuar gjitha armët nga Shqipëria dhe që i futët në Kosovë (në Kleçkë) në 15-20 qershor 1999 ? Për çarë diheshin atëherë, apo sa me gënjye luftëtarët ?

237. A është e vërtetë se 99% e parave të Fondit «Vendlindja Thërret» janë vjedhur nga ju?

238. Personi që vjedhë paratë e ushtrisë çlirimtare gjatë luftës, çka i thuhet këtij njeriut?

239. A është tradhtar ky lloj njeriu?

240. Për tradhti në luftë, dënimi është me vdekje, a është kështu?

241. Apo për ju nuk është tradhti, nëse ju jeni përpjekur për ta realizuar Autonominë në kuadër të Serbisë?

242. A e dini si ka qenë betimi i ushtarëve të lirisë?

243. Do të thotë se ju, SHIK-u, PDK-ja keni vrarë patriotë, keni vjedhur paret e UÇK-së, keni bllokuar armët për UÇK në Shqipëri dhe mendoni që jeni atdhetarë?

244. Atdhetar ndoshta jeni por jo të shqiptarëve, a po?

245. Mos jeni atdhetar të Serbisë?

246. Në Francë, ku keni bërë konak?

247. A është e vërtetë se në Paris, Kadri Veseli vendin e kishte te Agron Hyseni, dhëndëri i Petrit Amit (shoku i Arkanit)?

248. Agron Hyseni i Mitrovicës është i konvertuar ne fe ortodokse serbe dhe mbanë kryqin serb në gjoks, apo jo?

249. Agron Hyseni është burgosur shume vite për drogë, apo jo?

250. A është e vërtetë se Kadri Veseli dhe Bardhyl Mahmuti vendin e strehimit në Paris e kanë pasur te Agron Hyseni?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat