“Gjykata Speciale nuk duhet trembur askënd”

Politika

“Gjykata Speciale nuk duhet trembur askënd”

Nga: D. B Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:36
Gjykata Speciale

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka thënë se mirë ta dimë secili se, Kosova asnjëherë që nga luftërat Ballkanike nuk e ka pasur asnjë vit të lehtë dhe as që pritet brenda dekadës të kemi vitet të tilla.

Sipas tij, Kosova do të ballafaqohet krahas procese politike, ekonomike dhe procese tjera që sjellë koha dhe kohezioni për ndryshime.

Image
Ismet Haziri

“Ne duhet shtruar si pyetje, se a jemi në një situatë ma të rëndë se sa që realisht ishte duhur të jemi? Natyrisht se jemi, ngase kanë ndikuar shumë faktor të jashtëm e të brendshëm, por që këta të brendshmit e kanë kondicionuar mirë faktorin e jashtëm që të kenë ndikim, që Kosova si shtet i ri të sfidohet me të papriturat të cilat nuk i ka merituar  as ajo e as qytetaret e saj. Uniteti që po e kërkon pozita, nuk është term abstrakt, por kemi të bëjmë me prakticizëm politikë në nivel vendi, e për këtë prakticizëm nuk është punuar dhe as nuk është kontribuar ne veçanti në dy legjislacionet e fundit, por legjislacioni i fundit , në veçanti pozita, asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e punës që të pasojë me qëndrimet e veta me unitet. Vendimet e liderëve për sjelljen dhe qëndrimin e deputetëve komfor interesave të ngushta partiake, ndonëse kushtetuta ua njeh statusin e përfaqësuesit të popullit, po i bënë shumë dëme demokracisë, sjelljes liberale dhe rrjedhimisht edhe unitetit”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se e tërë përgjegjësia e mos unitetit është ne faktin se opozita nuk shihet si një promotor i zhvillimit të ideve, kreativitetit dhe të reflektimit në vendimmarrje, por e shohin si një kundërshtar të mundur dhe të cilin duhet deklasuar me injorim.

“Këtë fakt e argumentojë me shumë seanca të thirrura nga opozita si të jashtëzakonshme dhe në interpelanca, ku pozita si fuqi vendimmarrëse dhe qeverisëse e ka për obligim të qëndrojë pranë institucioneve. Përkundrazi ju kanë ikur, duke mbetur shumë shpesh kuvendi pa kuorum dhe duke ngritur tensionet dhe mërit politike dhe ja tani jemi në situatë ku po duhet uniteti për bisedime me Serbin. Por proceset e bisedimeve me Serbinë janë në rrugë ta pakthyeshme, por se çka është biseduar dhe deri ku kanë arritur bisedimet ka skepticizëm nga ana e opozitës. Prandaj LDK dhe VV si të injoruar ne shumë raste dhe të sulmuar nga pozita në ketë situatë nuk e besojë se e marrin përgjegjësin pa informacione ngase do ti dëmtonte shumë politikisht”, ka thënë Haziri.

Kurse sa i përket zgjedhjeve, Haziri ka thënë se është detyrë e pozitës që të lavdërohet dhe të paraqes situata të jashtëzakonshme që të qëndrojë në pushtet sa ma gjatë dhe situatë e kundërt me opozitën.

“Sido që të jetë ne duhet ta kuptojmë se gjërat nuk po ecin, pasi Kosova po qeveriset nga një pakicë dhe kjo nuk është mirë për vendin dhe demokracinë. Pra edhe nëse shkohet në zgjedhje, si shtet mundë ta mbajmë ekipin e negociatave si të mandatuar, por që i raporton një trupe shtetërore teknike deri në konstituim të legjislacionit të ri. Gjykata speciale nuk duhet trembur sot askënd, pasi kjo Gjykatën është produkt i liderëve politikë të Kosovë. Në veçanti mundë të thuhet se është presion i Hashim Thaçit, i cili dinë vetëm arsye, por është fakt se politikisht partitë e caktuara do ti dëmton dhe do të krijojë pakënaqësi e përçarje nga ky proces. Kosova duhet të ketë agjenda tjera ma të rëndësishme se bisedimet me Serbinë dhe Gjykatën Speciale. Papunësia, shëndetësia, arsimi, ambienti, ligji i së drejtës, korrupsioni, nepotizmi, janë ndër plagë që Kosovën e dergjën shumë dhe si pasojë po e vuajmë me izolim, varfëri dhe ikje të të rinjve drejtë vendeve tjera”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat