LDK nuk bie në grackën e PAN-it

Politika

LDK nuk bie në grackën e PAN-it

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 janar 2019 Në ora: 22:37
Lidhja Demokratike e Kosovës

“Të vetëdijshëm që nuk përfaqësojnë vullnetin real të shumicës, e të etur për pushtet, politikanët e PAN-it duan që dëmin e tyre ndaj interesave të vendit ta ndajnë me sa më shumë akterë e veçanërisht LDK. Po a do iu shkonte mendja këtyre që natën shajnë ditën thirrin për unitet, t`i thërrisnin partitë opozitare për një fitore të madhe të Kosovës”, ka thënë deputeti i LDK-së  Haxhi Avdyli.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Partia Demokratike e Kosovës, si njëherë më parë kanë filluar akuzat e ndërsjella për njëra-tjetrën.

LDK-ja, gjithmonë ka akuzuar PDK-në dhe krerët e saj për shumë gjëra negative që po ndodhin në Kosovë dhe që kanë ndodhë në të kaluarën.

LDK-ja, SHIK-un dhe PDK-në e ka akuzuar gjithmonë për vrasje të zyrtarëve dhe veprimtarëve të saj, e këtyre akuzave iu patën bashkuar edhe LVV-ja.

Megjithatë, tashmë ka ndodhur furtuna e PDK-së në drejtim të LDK-së.

Ish-kreu i SHIK-ut, tashmë kryetari i PDK-së, njëherësh edhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar “luftën speciale” ndaj LDK-së.

Megjithatë, këto reagime dhe ky konflikt i PDK-së karshi LDK-së për dialogun me Serbinë vlerësohen mjaftë të ashpra dhe të padrejta.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat