Planet primitive të Serbisë për destabilizim janë të harxhuara dhe joproduktive

Politika

Planet primitive të Serbisë për destabilizim janë të harxhuara dhe joproduktive

Nga: D.RR Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:09
Hajrullah Tërnava

Institucionet e sigurisë në Kosovë, arritën të dekonspirojnë planet e shërbimeve sekrete serbe, për krijimin e incidenteve të mundshme në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Lidhur me këto planet të serbëve, ka folur për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava i cili tha se Shërbimet sekrete serbe, kane shtuar aktivitetet për shkaktimin e incidenteve në Kosovë, pas formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Sipas burimeve të RTK, organet shtetërore të Serbisë kanë përgatitur shkaktimin e incidenteve në Kosovë. Nëpërmes organeve te saja Beogradi ka përgatitur incidente në mesin e komunitetit serb, me qellim fajësimin e shqiptarëve dhe destabilizimin e rajonit. E gjithë kjo vjen pas alarmit në Serbi për shkak të votimit në Kuvend për formimin e ushtrisë së Kosovës. Shërbimet sekrete serbe, kane shtuar aktivitetet për shkaktimin e incidenteve në Kosovë, pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Këto aktivitete serbe për ta destabilizuar Kosovën, për ne nuk janë të reja, sepse edhe në të kaluarën kemi provoja me veprimet e shërbimeve serbe, sikur rasti “panda“ që i vrasin edhe fëmijët dhe të rinjtë e tyre, për të lanë përshtypje se këto akte po i bëjnë popullata shqiptare, e në shenjë hakmarrje bërën masakër në popullatën shqiptare të viteve 90”, tha ai.

Tutje Tërnava shton se, bota po i njeh taktikat serbe për destabilizimin e Kosovës, dhe nuk janë më aq produktive dhe befasuese për opinionin.

“Kosova tani i ka shërbimet e veta dhe te gjitha këto veprimtari tani për ne nuk janë të panjohura, dhe me që tani këto veprime janë të dekonspiruara, po edhe ndodhen trazirat ato nuk do ta kenë efektin e saje si më parë. Serbia me veprimet e saja i kërcënon personat serbë të cilët gjinden në formacionet e ushtrisë tonë, dhe jo rastësisht një numër i ushtarëve nga ato kërcënime, e kane lëshuar shërbimin, por ka edhe të tjerë që ditë e përditë po i plotësojnë ato vende dhe po e japin kontributin e tyre konfrom obligimeve që i kenë. Rastet e ndaljes nga ana policisë dhe e BIA-së të disa funksionarëve serbë të Kosovës në kufi me Serbinë, e konfirmon këtë qe e thash. Kujtojmë se Serbia pati reaguar ashpër për formimin e ushtrisë tonë, kryeministrja Ana Bernabiq kërcënoi se Serbia mund ta bëj gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosove nëse Kosova e përgatit ushtrinë, por Serbia e ka të qartë edhe faktin se kufijtë e Kosovës i ruan KFOR-i dhe NATO dhe çdo sulm ndaj Kosovës e bjen në dyshim ekzistimin e vetë shtetit Serbë. Tani edhe bota po i njeh taktikat serbe për destabilizimin e Kosovës, dhe nuk janë më aq produktive dhe befasuese për opinionin. Serbia si shtet që është në marrdhënie jo te mira me të gjithë fqinjët e saja, e jo vetëm me Kosovën, pa u demokratizua dhe me i kontribuar fqinjësisë të mirë më të gjithë, nuk ka për te hecur shpejt me u pranua ne BE. Një emancipim demokratik i Serbisë, edhe rajonit do ti kontribuonte shume, dhe ky rajon do te ndryshonte për se miri dhe do te ndodhte evropianizimi i tere regjionit”, është shprehur Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat