Specialja do të jetë një dështim i radhës i drejtësisë ndërkombëtare, nëse gjykon vetëm shqiptarët

Politika

Specialja do të jetë një dështim i radhës i drejtësisë ndërkombëtare, nëse gjykon vetëm shqiptarët

Nga: D.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:35
Adrian Gjoshi

Kosova nuk ka gjasa që të shpëtoj nga aktakuzat e paratë Gjykatës Speciale. Kjo për faktin se Gjykata Speciale është plotësisht e funksionalizuar dhe çështja e ngritjes së aktakuzave duhet të jetë çështje e përpilimit të aktakuzave nga ana prokurorëve apo çështje e gatishmërisë së Gjykatës që të veprojë sipas aktakuzave.

Kështu ka vlerësuar avokati Adrian Gjoshi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se sa i përket destabilizimit të mundshëm të vendit, Kosova si shtet por edhe si shoqëri, duhet të tregojë maturi gjatë gjithë këtij procesi, duke treguar se nuk shtetasit e saj, nuk kanë fare arsye për t’i ikur drejtësisë.

“Nëse Gjykata Speciale tregohet e paanshme, e pavarur dhe profesionale duke ndjekur këdo që dyshon se ka kryer krime, pavarësisht etnisë, atëherë mund të pritet drejtësi penale. Përndryshe, nëse Gjykata tregohet selektive duke ndjekur e gjykuar vetëm shqiptarët,  kjo gjykatë do të jetë një dështim i radhës i drejtësisë ndërkombëtare, është shprehur avokati Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat