Ekspertët: Ndarja dhe shkëmbimi i territoreve nuk është në tavolinën e bisedimeve

Politika

Ekspertët: Ndarja dhe shkëmbimi i territoreve nuk është në tavolinën e bisedimeve

Nga: F.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim "Bota sot"

Kosova është bërë problem serioz për paqen edhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, konstatim ky me të cilin pajtohen edhe analistët dhe ekspertët botëror, të kontaktuar nga "Blici" serb, përcjell "Bota sot".

Sipas tyre, ata janë të shqetësuar për shkak të ndodhive të fundit në relacionin Beograd-Prishtinë që serohen nga të dy palët, mungesa e vullnetit politik, rritja e tensioneve...etj.  Ata po ashtu pajtohen në faktin se ideja e shkëmbimit të  territorit apo ndarja nuk është më në tavolinë por kjo nuk do të thotë se nuk duhet vazhduar në kërkimin e zgjidhjeve të tjera.

Një gjë në të cilën nuk kanë dilema është se Serbia nuk mund të vazhdoj procesin e integrimit në Evropë pa një marrëveshje me Prishtinën dhe se zgjidhja e problemit të Kosovës një ndër parakushtet kryesore në avancimin e saj në rrugën evropiane. Në pyetjen nëse ky vit është viti që do të arrihet marrëveshja e obligueshme juridike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës , askush me siguri nuk mund të vërtetoj sikurse që nuk ka as shumë optimizëm për te.

Xhems Ker Lindzi nga Shkolla ekonomike e Londrës, ka shfaqur shqetësimin e tij, për situatën në Kosovë.

“Në disa muajt e fundit është dëshmuar se Kosova po bëhet një problem serioz për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Lufta rreth njohjes po shtohet, tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë rritur jo vetëm për shkak të vendosjes së taksës por edhe për shkak të raportit të Prishtinës me BE është përkeqësuar për shkak të liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.

Sipas tij, vëmendja e BE-së më shumë do të fokusohet ndokund tjetër në muajt që vijnë për shkak të  përgatitjeve për zgjedhje në Parlamentin Evropian dhe formimin e Komisionit të ri.

“Është shumë vështirë të parashikohet si do rrjedhin gjërat gjatë këtij viti, posaçërisht në gjzsmën e parë. Nisur nga ajo që shihet publikisht, nuk jam optimist në përparimin e madh. Por shtrohet çështja mos po ndodh diçka prapa skenës, siç është treguar në marrëveshjen ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, ku mund të vij tek lëvizjet befasuese mes udhëheqjeve politike. Fatkeqësia në këtë është se nuk jam I sigurt nëse çfardo lloj marrëveshje e arritur do të marr mbështetje të gjerë veçanrisht në Kosovë”, është shprehur Lindzi.

Ai ka theksuar se, rreth asaj si do të duket marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shkruar shumë në muajt e shkuar, ndërsa diskutimi për shkëmbime edhe ndarje ishte kontravers.

“Kuptoj se shumica janë të shqetësuar për pasojat e këtij veprimi në rajon. Por besoj se është më mirë të pritet dhe të shihet se të mbyllet ky opsion në fazën e parë. Sipas mendimit tim, zgjidhja gjithëpërfshirëse vlen të realizohet edhe nëse të dy palët duhet të bëjnë kompromis. Me këtë mendoj se duhet nënvizuar se çdo marrëveshje duhet të jetë më i gjerë se sa marrëveshja territoriale”, ka potencuar ai.

Po ashtu, Xhems Ker Lindzi nga Shkolla ekonomike e Londrës, ka potencuar se statusi i objekteve fetare në Kosovë duhet të definohet në tërësi.

“Po ashtu e drejta e serbëve dhe shqiptarëve që  mbetën në Kosovë dhe Serbi duhet të mbrohen në tërësi. Është me rëndësi të vendosen hapa që do të trasojnë rrugën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për stabilitetin rajonal është më mirë të arrihet marrëveshja që zgjedh çështjen e Kosovës një herë e mirë dhe sa më parë, se të vazhdohet me situatën aktuale që po bëhet e paqëndrueshme edhe krijon tensione. Serbia ka rritur rezultate në bashkëngjitjen BE-së dhe nëse dëshiron hyrjen në Union deri në 2025 duhet të përshpejtoj procesin. Duhet të ketë parasysh se procesi I ratifikimit zgjat rreth dy vite. Në rastin më të mirë Serbia duhet të përfundoj bisedimet deri në fund të 2022”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat