Server: Ideja për shkëmbim territoresh mund t`ua shkatërrojë karrierën iniciuesve të saj

Politika

Server: Ideja për shkëmbim territoresh mund t`ua shkatërrojë karrierën iniciuesve të saj

Nga: F.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:33
Daniel Server

Analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, profesori i Universitetit nga Uashingtoni Daniel Server duke komentuar gjendjen aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka vlerësuar se, Prishtina po tregohet më e padurueshme në pritjen e zgjidhjes së Kosovës.

Këtë deklaratë ai e ka bërë për mediat serbe në pyetjen nëse jemi afër finales së zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe çka mund të pritet nga palët në lidhje me marrëveshjen e mundshme në këtë vit.

“Mund të zgjidhet çështja e Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk varet nga vullneti politik vetëm i dy palëve. Vullneti politik në masën më të madhe varet nga kryetarët e tyre mendon Server duke shtuar se “Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin që kjo çështje të zgjidhet në këtë vit. Krijohet përshtypja se Prishtina është më e padurueshme se Beogradi që të bëj këtë. Por, shpresoj se kjo do të ndryshoj sepse po bëhet e qartë se zgjidhja e hershme është më e mirë se pritja në bashkëngjitjen BE-së, kur të gjitha levat do të jenë në duar të atyre që kanë njohur Kosovën”.

Duke e shpjeguar më tej konstatimin se zgjidhja varet nga vullneti i dy presidentëve eksperti amerikan ka thënë : “Më duket se demarkimi nuk është më tavolinë. Si duket Vuçiq nuk dëshiron të i jap Thaçit atë që i duhet, por edhe Thaçi nuk dëshiron të i jap Vuçiqit atë që ai dëshiron dhe që e ka të domosdoshme që territorialisht (etnik) të shkëmbehet”.

Sipas mendimit tim vazhdon Server “kjo është mirë sepse shkëmbimi i territoreve që është një ide e keqe, ndërsa idetë e këqija janë si “Zombi” , nuk vdesin por duke u luhatur kërkojnë ndonjë politikan, diplomat apo profesor të cilit do ia shkatërrojnë karrierën”.

“Duke komentuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht Serbia ai theksoi se “ Serbia vazhdon të miratoj edhe realizoj atë që ka pranuar, dhe kjo është mirë por nuk do të mund të përfundoj bashkëngjitjen në Union pa zgjedhjen e çështjes së Kosovës, krijimin e gjyqësisë së pavarur dhe mundësimin e lirisë së mediave. Këto më duken aktualisht pengesat kryesore në rrugën evropiane”.

Në pyetjen çka mund të pritet në mënyrë të përgjithshme në këtë vit nga rruga evropiane e Serbisë, Server ka thënë se kjo pyetje duhet drejtuar Vuçiqit, ndonëse si shprehet ai : “Viti i kaluar nuk ishte aq i mirë, shpreson se ky do të jetë më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat