Gecaj: Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton Kosovën

Politika

Gecaj: Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton Kosovën

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:48
Bajram Gecaj

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Zgjedhja e Kongresistit Eliot Engel si kryetar i Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë po konsiderohet padyshim si një lajm i mirë për Kosovën, pasi që Kongresmeni Engel është dëshmuar tashmë si mik Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Nga opozita lidhur me zgjedhjen e mikut të madh të shqiptarëve në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë thonë se Kongresmeni Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ndërsa, shoqëria civile zgjedhjen e Engelit e quan si një sinjal të mirë para marrëveshjes finale të paralajmëruar me Serbinë.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka siguruar edhe një herë se shteti i tij do të vazhdojnë të mbështesë Kosovën. Ai edhe në deklarimin e tij të fundit, ka theksuar se do të punojë për të mirën e popullit amerikan dhe atij të Kosovës.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky është padyshim një lajm i mirë për Kosovën, pasi që Kongresmeni Engel është tanimë mik i dëshmuar i Kosovës dhe shqiptarëve.

Gecaj beson se Kongresmeni Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton shtetin dhe popullin e Kosovës.

“Besoj fuqishëm që zgjedhja e Kongresistit Eliot Engel si kryetar i Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë është padyshim lajm i mirë për Kosovën, pasi që Kongresmeni Engel është tanimë mik i dëshmuar i Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Besoj fuqishëm që Kongresmeni Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton shtetin dhe popullin e Kosovës”, ka thënë Gecaj.

Ndërsa, duke folur për çështjen e korrigjimit të kufijve, Gecaj ka potencuar se administrata amerikane nuk ka folur deri më tani për ndryshim apo "korrigjim" kufijsh. Sipas tij, i vetmi qëndrim i tyre është se ata tanimë nuk vendosin linja të kuqe.

“Megjithatë, deri më tani administrata amerikane nuk ka folur për ndryshim apo "korrigjim" kufijsh. I vetmi qëndrim i tyre është se ata tanimë nuk vendosin linja të kuqe. Janë Vuçiq, Rama dhe Thaçi ata të cilët flasin për ndryshim, korrigjim apo ridefinim të kufijve. E kjo nuk bëhet pa pëlqimin e 2/3 të Kuvendit të Kosovës, prandaj, nëse do të ketë lëvizje kufijsh, atë do të mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka përfunduar anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat