Krasniqi: Nëse ne nuk e ndalim Thaçin, as aleatët më të mëdhenj nuk na ndihmojnë

Politika

Krasniqi: Nëse ne nuk e ndalim Thaçin, as aleatët më të mëdhenj nuk na ndihmojnë

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:07
Hashim Thaçi

Analisti dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se zgjedhja e tij si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan padyshim që është pozitive, mirëpo, sipas tij, politika amerikane nuk varet nga një individ.

Image
Faik Krasniqi

“Eliot Engel ka qenë gjithmonë mik i shqiptarëve dhe një ndër njerëzit më meritor që ne sot e gëzojmë ketë shtet. Zgjedhja e tij si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan padyshim që është një lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët. Por politika amerikane nuk varet nga një individ, e sidomos për çështje madhore”, ka thënë Krasniqi.

Ai shton se nëse ne nuk e ndalim nga brenda Presidentin Thaçi në idenë e tij, atëherë as miqtë e aleatët më të mëdhenj nuk na ndihmojnë dot me ketë çështje.

“Nëse ne jemi kundër kësaj nisme për korrigjim të kufijve, patjetër që do e kemi përkrahjen e Amerikës. Por nëse ne nuk e ndalim nga brenda Presidentin Thaçi në idenë e tij, atëherë as miqtë e aleatët më të mëdhenj nuk na ndihmojnë dot”, ka thënë ai.

Në fund, ai potencon se bota dhe miqtë ndërkombëtar kanë halle më të mëdha.

“Bota dhe miqtë kanë halle më të mëdha, se sa të merren përjetësisht me punët tona”, ka thënë krejt në fund, Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat