Ekipi negociatorë s`mund të bëj asgjë pa LDK-në

Politika

Ekipi negociatorë s`mund të bëj asgjë pa LDK-në

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:38
Ilustrim

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thekson se PDK-ja po kërkon aleate për bisedime me Serbinë që të ia mundësoj Thaçit zbatimin e plotë, ndërsa për sulmet ndaj LDK-së thekson se, ata kanë pritur që LDK-ja të bëhet pjesë e tyre.

Krasniqi thekson se, LVV-ja i ka qëndrimet e qarta për PDK-në.

“PDK-ja me çdo kusht po kërkon aleatë për bisedime me Serbinë, respektivisht për të ia mundësuar Presidentit Thaçi ta zbatojë planin e tij për ndarjen e Kosovës. Sulmet ndaj LDK-së po ndodhin sepse ata kanë pritur që kjo parti të bëhet pjesë e tyre si në të kaluarën. Por siç po shihet LDK do t'i qëndrojë besnik elektoratit që më kurrë me PDK-ne. Qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë më shumë se një dekadë janë të qarta se me PDK-në asgjë, dhe ata nuk ndryshojnë qëndrim. Nëse edhe LDK mbahet dhe nuk bëhet pjesë e këtij ekipi fantazmë që ka për qëllim copëtimin e Kosovës, atëherë ky ekip s'do të mund të bëj asgjë, sepse çdo për marrëveshjet ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të deputeteve në Kuvend, dhe LDK-VV mund ta bllokojnë çdo marrëveshje që është në dëm të Kosovës!”, thekson Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat