“Thaçi po e përkrahë politikën armiqësore serbe”

Politika

“Thaçi po e përkrahë politikën armiqësore serbe”

Nga: D.B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 08:35
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar për Uashington Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Kosova do ta heqë atë vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike dhe analistë politik vlerësojnë se kjo është një aventurë dhe tregues i mirëfilltë i politikës pa krye, që udhëheqë Presidenti, pasi nuk ka seriozitet dhe sinqeritet.

Sipas tyre, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën e vënë produkteve serbe duhet ë hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se veprimet e Presidentit Hashim Thaçi mund të krahasohen me të Ivanovit në Maqedoni, pasi të dy këta shkojnë krye në vete, e çdoherë kundër qeverive të shteteve të tyre, por kot e kanë edhe njëri në Maqedoni edhe tjetri në Kosovë, si pyet kush.

Sipas tij, Thaçi me deklaratën e tij për heqjen e taksës ndaj Serbisë vetëm që bëhet i neveritshëm ndaj shtetasve të Kosovës e asgjë tjetër.

Image
Sulejman Mehazi

“Ky në vend që të përkrahë qeverinë e shtetit të tij, shkon e përkrahë politikën armiqësore serbe. Kjo jo që s'është normale, por edhe e arsyeshme. O mund të themi diplomatike e dashurore për popullatën shqiptare të Kosovës. Si është e mundur që e gjithë elita politike serbe janë tog kundër Kosovës, të gjithë se bashku si në kor; as kryetari i Serbisë, as ai i parlamentit serb as ajo kryetarja e qeverisë serbe s'lëshojnë pe e kurrë se pranojnë mëvetësinë e Kosovës, e ky Thaçi jonë del e thotë: "Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe". Edhe Thaçi e di se vetëm Qeveria e Kosovës i heq tarifat serbe, e jo presidenti kukull i Kosovës”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat