“Xhavit, pse SHIK-u deshi ta likuidon Ramush Haradinajn dhe pse e quajtët Adem Jasharin njeri të Serbisë, kë e lidhi Thaçi e Veseli?”

Politika

“Xhavit, pse SHIK-u deshi ta likuidon Ramush Haradinajn dhe pse e quajtët Adem Jasharin njeri të Serbisë, kë e lidhi Thaçi e Veseli?”

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:22
Xhavit Haliti dhe Murat Jashari

Pesëdhjetë pyetjet e radhës të Murat Jasharit drejtuar krerëve të PDK-së, konkretisht Xhavit Halitit, e pyet për Ramush Haradinajn, për takimin e Hashim Thaçit me Boris Tadiçin, për Adem Jasharin dhe deklarimet e tyre se ai është njeriu i Serbisë.

Jashari e pyet Halitin se SHIK-u a ka financuar qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinajt?

“A është e vërtetë se SHIK-u është munduar në shumë raste ta likuidon Ramush Haradinajn? A është e vërtet se pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Haga, Hashim Thaçi takoi Boris Tadiçin në Nju Jork? A është e vërtetë se Hashim Thaçi i kërkoi Tadiçit që të bëjë presion mbi OKB-në për të rigjykuar Ramush Haradinaj? A dha Tadiçi menjëherë deklaratë publike, duke thënë se Serbia nuk e pranon aktvendimin e fundit të Gjykatës së Hagës?”, pyet Jashari.

Ai tutje pyet se, pse Adem Jasharin e kanë quajtur njeri të Serbisë?

“A keni shkuar tek arkatari i Lëvizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë? A keni thënë se Adem Jashari ka telefon në shtëpi, policia e dinë se kur është aty me një telefonat, kur donë Serbia mund ta arrestoi, apo jo? A keni thënë se si guxon me shëtit me kallash nëpër Drenicë dhe se kjo të bind se mund të jetë vetëm njeriu i Serbisë?”, pyet më tej Jashari.

Jashari thotë se në një komunikatë të lëshuar nga ta, mes të tjerave, thuhet se, në betejë ranë 54 dëshmorë, në mesin e tyre edhe Behajdin Allaçi, a shkruhet kështu, apo jo?

“Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marrë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kështu është, apo jo? Kush i ka vrarë, pse i ka vrarë dhe ku i ka vrarë, kush i ka parë, e shenjta kohë do të tregojë një ditë, apo jo? Ku janë varrosur? Ndoshta, ngaqë nuk u dihet varri, i kanë hudhur në Furrë, apo jo? Ju keni thënë se Avdyl Krasniqi, baba i Xhevë Lladrovcit, është spiun, apo, jo?”, këto janë disa prej pyetjeve që më poshtë ua paraqesim të Murat Jasharit drejtuar Xhavit Halitit.

301. Shef të SHP të UÇK-së emëruat Byslim Zyrapin, apo jo?

302. Pse ishe i shërbimit ushtarak Jugosllavë e serbë, ndaj e emëruat?

303. Byslim Zyrapi ishte dëshmitari kryesor në Grupin e Sarajevës kundër kadetëve shqiptarë, apo jo?

304. Byslim Zyrapi që ka tradhtuar gruan dhe tre fëmijët, a është kështu?

305. Për të krijuar autonominë e nënshkruar erdh UNMIK-u, apo jo?

306. Për t’u krijuar kjo Autonomi, UNMIK-u rekrutoi njerëz lojalë të Serbisë, apo jo?

307. Sipas Catherine Limdal, zëvendëse e UNMIK-ut, për çdo shtyllë të institucioneve të Kosovës janë konsultuar me Beogradin, apo jo?

308. Gjithë drejtorët e policisë, prokurorët, gjykatësit, a janë propozuar me CV drejt nga Beogradi, apo jo?

309. Qëllimi a ishte Autonomia?

310. Pas luftës a është punuar në mënyrë intensive për të futur në burgje djemtë idealistë të UÇK-së, apo jo?

311. Ngaqë djemtë e UÇK-së janë pengesë për një Autonomi, apo jo?

312. A i fusni burgjeve dhe i provokoni djemtë e UÇK-së pse ata janë pengesë për rikthimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën?

313. A ka deklaruar shumë herë Kadri Veseli se ka punuar me UNMIK-un dhe shumë herë edhe me agjentët e UDB-së?

314. UNMIK-u a ishte i koordinuar me Beogradin për të realizuar këtë autonomi?

315. Kadri Veseli ka deklaru se nuk punoj për Beogradin, por për UNMIK-un, a është kështu?

316. A është konfirmuar se SHIK-u ka mbledhë dosje për krimet e luftës ?

317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinajt?

318. A është e vërtetë se SHIK-u është munduar në shumë raste ta likuidon Ramush Haradinajn?

319. A është e vërtet se pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Haga, Hashim Thaçi takoi Boris Tadiçin në Nju Jork?

320. A është e vërtetë se Hashim Thaçi i kërkoi Tadiçit që të bëjë presion mbi OKB-në për të rigjykuar Ramush Haradinaj?

321. A dha Tadiçi menjëherë deklaratë publike, duke thënë se Serbia nuk e pranon aktvendimin e fundit të Gjykatës së Hages?

322. Tadiçi a deklaroi se duhet patjetër të bëhet apel?

323. Si patriot Ramush Haradinaj a është pengesë e politikës antishqiptare të Thaçit?

324. A është e vërtetë se, kur është liruar Ramush Haradinaj 200 000 serb manifestuan kundër tij prej hidhërimit?

325. A ka ndodhur në histori të Serbisë të dalin aq shumë publikisht kundër një shqiptari?

326. A ishte hidhëruar bashkë me Serbinë edhe Qeveria Thaçit (PDK) dhe presidenti Fatmir Sejdiu (LDK) të cilët nuk dolën në pritje?

327. A është arsyeja pse SHIK-u, UDB, AKI bëjnë një fushatë të dezinformimit ndaj atdhetarëve të Kosovës?

328. Me e keqja është se SHIK-u ka bërë propagandë kundër familjeve dhe individëve më patriote, apo jo?

329. Xhavit Halit, Azem Syle, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë propagandë gjatë vitit 1997-98, si në Zvicër ashtu edhe me këlyshët tuaj në Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?

330. A keni shkuar tek arkatari i Lëvizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?

331. A keni thënë se Adem Jashari ka telefon në shtëpi, policia e dinë se kur është aty me një telefonat, kur don Serbia mund ta arrestoi, apo jo?

332. A keni thënë se si guxon me shëtit me kallash nëpër Drenicë dhe se kjo të bind se mund të jetë vetëm njeriu i Serbisë?

333. Ti Xhavit ke thënë se Ramush Haradinaj është tradhtar sepse është bërë me Rugovën apo jo?

334. Po kur ju u bashkuat para Ramushit në një qeveri me Rugovën, duke e zgjedhur atë po ju edhe President, kjo a ishte tradhti apo zbatim i detyrave të vëna nga shërbimi i fshehtë i Serbisë dhe i Francës, dhe s i tillë nuk bënte tradhti?

335. Po ato arrestimet spektakël të Agim Çekut nëpër aeroportet e Evropës dhe lirimet gjoja me ndërhyrjet e Kushnerit e të Fatos Nanos, ai ishin përmes lidhjeve tuaja me shërbimet e fshehta për me i dhanë autoritet Agim Çekut, ngaqë jini të dy prej Peje bashkë me Adem Grabovcin, e me rrëzu autoritetin e Ramushit?

336. Ju keni thënë Remzi Hoxha është spiun i serbëve dhe grekëve, apo jo?

337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, koordinatori kryesor i UÇK-së dhe anëtari i Komitetit Drejtues i LPK është spiun i serbëve, apo, jo?

338. Në fillim të muajit korrik, i vitit 1998, të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po u mbajshin në Burgun e Kleçkës, a është kështu?

339. Si mundet me qenë spiun, kur ti vetë i ke nisur Behajdinit nji sasi të konsiderueshëm armatimi nëpërmjet punëtorëve që ishin në Zvicër, të rrethit të Prizrenit dhe Rahovecit, dhe asnji armë nuk është zbuluar dhe asnji veprimtar që bashkëpunonte me Behajdinin nuk është arrestuar, a është kështu?

340. Kush është autori i Komunikatës Nr.61 që është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, më 31 Tetor 1998?

341. Kush dha urdhër me u shkruajt kjo Komunikatë?

342. Në Komunikatë, mes të tjerave, thuhet se, në betejë ranë 54 dëshmorë, në mesin e tyre edhe Behajdin Allaçi, a shkruhet kështu, apo jo?

343. Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marrë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kështu është, apo jo?

344. Kush i ka vrarë, pse i ka vrarë dhe ku i ka vrarë, kush i ka parë, e shenjta kohë do të tregojë një ditë, apo jo?

345. Ku janë varrosur?

346. Ndoshta, ngaqë nuk u dihet varri, i kanë hudhur në Furrë, apo jo?

347. Ju keni thënë se Avdyl Krasniqi, baba i Xhevë Lladrovcit, është spiun, apo, jo?

348. Ju keni thënë se baba i Ramush Haradinajt ka patur magazinë dhe është spiun, apo jo?

349. Të gjitha këto shpifje tuajat ndaj patriotëve të vërtetë duan të thonë se veç ju UDB-ashat, SHIK-istat jini patriotë shqiptarë? Kuku, ç’na ka gjetë!?

350. A jeni ju patriotët e Serbisë që bëni këto punë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat