Isufi: Duhet të shtohen masat ndaj shtetit serb

Politika

Isufi: Duhet të shtohen masat ndaj shtetit serb

Nga: D. B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:45
Ahmet Isufi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar për Uashington Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Kosova do ta heqë atë vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike dhe analistë politik vlerësojnë se kjo është një aventurë dhe tregues i mirëfilltë i politikës pa krye, që udhëheqë Presidenti, pasi nuk ka seriozitet dhe sinqeritet.

Sipas tyre, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën e vënë produkteve serbe duhet ë hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, me këtë çështje ka thënë për gazetën “Bota sot” se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën e vënë produkteve serbe hiqet, vetëm atëherë  kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, taksa ndaj Serbisë lëre që nuk duhet të hiqet, por përkundrazi duhet të ndërmerren edhe hapa dhe vendime tjera të cilat tregojnë se Kosova është shtet sovran.

“Konsiderojmë që duhet të shtohen masat ndaj shtetit serb i cili po vazhdon politikën destruktive ndaj Kosovës duke iu bërë kërkesë shteteve tjera të tërheqin njohjet ndaj Kosovës dhe njëkohësisht duke lobuar kundër inkuadrimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat