Sondazhi i Vetëvendosjes, sinjalizues për një kthesë të re në skenën politike të Kosovës 

Politika

Sondazhi i Vetëvendosjes, sinjalizues për një kthesë të re në skenën politike të Kosovës 

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 9 janar 2019 Në ora: 21:50
Sondazhi i Vetëvendosjes

“Nëse matjet janë të sakta dhe nëse anketimi dhe grupi i të përzgjedhurve është adekuat, atëherë duket që në zgjedhjet e ardhshme LDK, VV, do t’i fitojnë mbi pesëdhjetë për qind që me minoritetet do të ishte në Qeveri solide me shumicën e kualifikuar në Kuvend dhe me mundësi reale që të realizojë programin me të cilën dalin në zgjedhje. Tash mbetet të shihet se si mund të organizohen zgjedhjet pasi as LDK e as VV as veç e veç e as së bashku nuk mund ta qojnë vendin në zgjedhje e as ta rrëzojnë Qeverinë me mocion votëbesimi”, ka theksuar politologu Rmush Tahiri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë partia e parë në vend, ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës.

Kjo, sipas një sondazhi të VV-së të nxjerrë së fundmi, e të realizuar në majin dhjetor nga kjo parti.

Në bazë të rezultateve të publikuara, LDK kryeson sondazhin me 27%, e dyta renditet VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.

Ndërsa, në bazë të sondazhit të VV-së, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.

Millaku: LVV është në rritje të shpejtë

Lidhur me këtë sondazh, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sondazhet gjithmonë i kanë demantuar në zgjedhje, derisa përmend vitin 2017.

“Së pari dua të them se këto sondazhe nuk janë bërë nga LVV por nga UBO Consulting. E dyta është se gjithmonë sondazhet e bëra i kemi demantuar në ditën e zgjedhjeve kjo ka ndodhë edhe në 2017 në dy palë zgjedhje si ato parlamentare por edhe lokale. LVV është në rritje të shpejtë dhe kjo vjen si rezultat i angazhimit të strukturave, të qëndrimeve parimore të LVV që për asnjë moment nuk i ka ndryshuar por edhe si rezultat i gabimeve të njëpasnjëshme të qeverisë, pra të keqqeverisjes”, është shprehur ajo.

 

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat