Sondazhi i Vetëvendosjes sipas shabllonit dhe synimeve të veta partiake

Politika

Sondazhi i Vetëvendosjes sipas shabllonit dhe synimeve të veta partiake

Nga: G.B Më: 9 janar 2019 Në ora: 23:48
VV

Në bazë të rezultateve të publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas një sondazhi të realizuar nga kjo parti, LDK kryeson me 27%, e dyta renditet VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.

Lidhur me këtë sondazh, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sondazhet janë shumë provokuese tek publiku, derisa shton se asnjë sondazh asnjëherë nuk mund të jetë i saktë dhe mjaftueshëm i besueshëm.

“Sondazhet janë sprova shumë pak hulumtuese e shumë provokuese të publikut, gjithmonë të një qëllimi të caktuar nga ata që e bëjnë sondazhin! Pra, asnjë sondazh, as edhe më i angazhuari për ta shprehur të vërtetën, nuk mund të jetë i saktë dhe mjaftueshëm i besueshëm”, është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Andaj, Zogaj e konsideron të tillë edhe sondazhin e VV-së, derisa ka dashur të jetë sipas synimeve të veta partiake, për të ndikuar tek publikuar për qëllime elektorale.

“Edhe sondazhin e fundit të VV-s e konsideroj të këtillë, prandaj, them se, iu ka dashur VV-s dhe e ka bërë sipas shabllonit dhe synimeve të veta partiake, gjithsesi për të ndikuar tek publiku për qëllime elektorale”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, sondazhi është sinjalizues për një kthesë të re zgjedhore dhe të madhe, pasi skena politike duhet të mësojë transformime të mëdha elektorale.

“Ky sondazh them se është sinjalizues për të nisur një kthesë të re zgjedhore, e cila them me bindje se ka për të qenë shumë e madhe, sepse skena politike duhet të pësojë transformime të mëdha demokratike, sepse Kosova ndodhet në çaste tepër delikate të ecjes historike”, ka deklaruar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat