Letra e Thaçit për kryeministrin Haradinaj

Politika

Letra e Thaçit për kryeministrin Haradinaj

Nga: D. B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 23:54
Hashim Thaç, Ramush Haradinaj

Analisti politik Rexhep Shahu ka pohuar se Presidenti Thaçi po jeton gjatë në pushtet vetëm përmes konflikteve.

“Nuk ka rëndësi çfarë thotë e çfarë bën, por e rëndësishme për të është që të shkruajnë gazetat, t`i lexohet miri e ti shihet fytyra në televizion. Njëri thumbit e tjetri patkoit. Kreu i ekzekutivit ka vendosur për taksë me kusht për Serbinë, presidenti që bën sevape me dekorata bën deklaratë tjetër në shtypin amerikan. Ndoshta do të ishte mirë që Kosova ta bëjë presidentin me kompetenca si presidentin amerikan. Unë besoj se Thaçi i çoi letër Ramushit përmes gazetës amerikane, për ti treguar muskujt Ramushit e krejt politikës në Kosovë”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat