Mustafa: Në Bruksel do të trajtohet edhe çështja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit

Politika

Mustafa: Në Bruksel do të trajtohet edhe çështja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit

Nga: A.M Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:45
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka folur për “Bota sot” rreth kërkesës së bërë ndaj shefes së BE-së Federica Mogherini, presidentit Thaçi, udhëheqësve të dialogut Limaj dhe Ahmetiti për përfshirjen e Luginës Preshevës në  dialogun Kosovë-Serbi.

“Po siç tani më dihet në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe Deputeti popullor, Shaip Kamberi dhe Fatmir Hasani, me datën 05.01.2019 iu kemi drejtuar me kërkesë Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica  Mogherini , Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkdrejtuesve të delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti për përfshirjen e Luginës Preshevës ne dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka sqaruar se, me përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e  dialogut synohet arritja e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme nga e cila zgjidhen problemet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

 “Përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme. Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor. Si mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. E rëndësishme se kjo ka mbërritur në adresat e duhura dhe në prononcimet publike kanë konfirmuar trajtimin e Luginë së Preshevës në kontestin midis Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Mustafa për “Bota sot” .

Për më tepër, ai pret nga dialogu të merret parasysh vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës me 14 Korrik të 2018 ka nxjerr Deklaratën Politike me të cilën kërkohet nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti i Kosovës  angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës  të parashtruara me dokumentet përkatëse si Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 ku shqiptarët e Luginës kanë shprehur vullnetin për autonomi territoriale-politike me të drejt bashkimi me Kosovën.  Ajo që presim nga këto bisedime është të merret parasysh vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Kryetari Mustafa është i bindur që në Bruksel do të trajtohet edhe Lugina e Preshevës.

 “Ne në vazhdimësi do jemi në dispozicion të ofrojmë ndihmën tonë të nevojshme çdoherë që na kërkohet. Dhe besojmë që nuk do jetë e nevojshme që të vazhdojmë të kërkojmë sepse presim që një gjë e tille do qartësohet shumë shpejt. Po jam i bindur që në Bruksel do të trajtohet edhe Lugina e Preshevës”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat