Burjani flet rreth qëndrimit të SHBA-së dhe BE-së për taksën dhe dialogun

Politika

Burjani flet rreth qëndrimit të SHBA-së dhe BE-së për taksën dhe dialogun

Nga: A.M. Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:11
Ilustrim

Analisti politik, Blerim Burjani është shprehur për “Bota sot” se taksa për produktet serbe është e përkohshme, pasi që pa heqjen e taksës nuk ka dialog.

“Taksa është e përkohshme, është përpjekje e imponimit të Serbisë për një njohje të Kosovës, përderisa situata është e qartë pa heqjen e taksës nuk ka dialog. Këtë qëndrim e kanë BE dhe SHBA. Andaj deri në muajin shkurt kur të fillon dialogu i drejtpërdrejt atëherë kjo taks mund edhe të pezullohet përkohësisht nga Kosova, përgjatë dialogut nuk do të ketë taks absolute 100%”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai shpreson për dialogun të ketë një rezultat e jo zgjidhje transitore, por të përhershme.

“Kjo çështje do të ndryshoje normal, dialogu duhet të fillojë i barabartë dhe pa konsekuenca vazhduese për asnjërën palë, përderisa dialogu pritet të këtë një rezultat të shpresojmë jo zgjidhje transitore por të përhershme. Edhe pse Serbia tash me parapëlqen një zgjidhje të ndërmjetme dhe transitore edhe pse Serbia nuk është larg mendsh të propozoj arbitrazh për disa dilema të kufijve dhe historisë mitologjike me të cilën merret. Taksa është vetëm masë e përkohshme e nevojshme për momentin por jetëgjatësia e saj nuk është e gjatë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat