Krasniqi: Në bisedime duhet të përfshihen edhe shqiptarët e Kosovës Lindore

Politika

Krasniqi: Në bisedime duhet të përfshihen edhe shqiptarët e Kosovës Lindore

Nga: A.M Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:58
Hashim Thaçi

Politologu dhe analisti politik, Faik Krasniqi është i mendimit se në dialog duhet të përfshihen edhe shqiptarët e Kosovës Lindore.

Për më tepër, ai mendon se çdo gjë duhet të jetë reciproke, ato të drejta që i kanë serbet në Kosovës, shqiptarët duhet t`i kenë atje.

“Në bisedime duhet të përfshihen edhe shqiptaret e Kosovës Lindore. Ato të drejta që i kanë serbet e Kosovës, ato te drejta duhet t'i kenë edhe shqiptaret atje. Çdo gjë reciproke. Është qesharake të besohet se Serbia na i jep ato tre komuna pa dhënë ne asgjë”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Më tutje, ai i ka quajtur deklaratat e mëparshme të presidentit Thaçi  qesharake dhe jo të sinqerta pasi që Serbia do të mundohet të nxjerrë maksimumin nga marrëveshja finale

 “Presidenti Thaçi nuk ka qenë  i sinqertë me ato deklarata qesharake. Ne e njohim mjaft mirë se kush është Serbia. Ata mundohen të nxjerrin maksimumin nga marrëveshja finale, e nuk janë serbet të tillë që falin territor sikurse shqiptarët.”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ai mendon se nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe se nëse krijohet në Kosovë Asociacion për komunat serbe, një e tillë duhet të krijohet edhe  për shqiptarët në Kosovën Lindore.

“Por nuk besoj që do të ketë ndonjë lloj shkëmbimi, sepse edhe SHBA është kundër. Kosova duhet të siguroje që shqiptaret atje të gëzojnë të gjitha të drejtat, ashtu siç i gëzojnë serbet këtu. Nëse në Kosovë krijohet një Asociacion për komunat serbe pa kompetenca ekzekutive, atëherë një asociacion i tillë duhet të krijohet edhe për shqiptaret e Kosovës Lindore!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat