Gjykata Speciale dhe cinizmi i “komandantëve” kriminelë

Politika

Gjykata Speciale dhe cinizmi i “komandantëve” kriminelë

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 11 janar 2019 Në ora: 08:12
Gjykata Speciale

"Komandantët" në pushtet, janë bërë edhe zotër të mediave, në veçanti, atyre vizive. Ditë e natë i sheh në ekran. Ata janë të shpenguar për t`u vetë lavdëruar për "luftën" e pa bërë, për karrierën e tyre të "suksesshme". Së fundi, temë prezente Gjykata Speciale dhe, sipas tyre, një "rënie në qafë kot se koti!" Eksponentët e krimeve serike, i konsiderojnë të shkuara dhe të harruara krimet e tyre. "Kanë kaluar 20 vjet dhe dëshmitë janë vjetruar e zhdukur", - shprehen ata me një cinizëm kriminal. I kësaj mendjeje është edhe Ramush Haradinaj, mjerisht, kryeministër i vendit. 

Edhe pse eksponentët e krimeve numerike, kanë bërë shumë për "harresën" e krimeve , duke mitosur, blerë e vrarë dëshmitarët, varret e viktimave të "komandantëve", janë këtu, në tokën e Kosovës. Krimit nuk i skadon afati. As dhimbjes, për humbjen e njerëzve të familjes, nuk zvetënohet, nuk harrohet.

Kur u shtrua në Parlament votimi i Gjykatës Speciale, më i zëshmi në kundërshti ishte  Ramush Haradinaj, me ngulmimin se "gjykatat vendore në Kosovë janë të afta për t`i hetuar, zbuluar dhe dënuar krimet e luftës dhe të pas luftës!" Sot shqiptarët pyesin: Sa vrasje politike zbuloi e ndëshkoi Ramushi, gjatë kryeministrimit të tij"?! Asnjë! Përkundër, tallet me cinizëm me shqiptarët se "janë vjetruar e zhdukur provat, dëshmitë", sikur këto krime të kishin ndodhur në prehistori dhe jo në epokën e dixhitalizimit!

Lexo edhe këtë: Kriminelët ngulmojnë në inkriminimin e UÇK-së

"Komandantët" vrasës, me banditërit e tyre, tashmë, në pushtet, po zhurmojnë për "padrejtësitë" e Evropës, për ndjekjet penale të "luftëtarëve të UÇK-së". Ndërkohë që, kjo Gjykatë e ka bërë të qartë se akuzat janë individuale dhe assesi nuk kanë të bëjnë me UÇK-në si formacion. Thirrjet ligjore pët intervistim hetimor, nga kjo Gjykatë i përgojojnë, kinse,  "jo serioze", "jo ligjore", të mangëta" në procedurë!

Realisht, irriton sjellja kaq e moderuar ndaj krimeve makabre, që "komandantët" i kanë bërë ngeshëm e me sadizëm klasik. Prandaj, ka një skepticizëm në popull, se mos pason dështimi për zbulimin dhe ndëshkimin e krimeve  dhe të kriminelëve, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me, kinse, hetimet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it. 

Përvoja e gjatë e jetës, na ka mësuar se krimet nuk hetohen e zbulohen efektshëm, duke i lënë të lirë kriminelët e paralajmëruar për akuzat, duke u dhënë mundësi për prishjen e hetimeve, të dëshmive, deri në eliminimin fizik të dëshmitarëve. Por, mbi bazën e provave faktike, arrestimin e befasishëm të kriminelëve dhe regjimin izolues të tyre. Aq më parë, kur shumica e krimeve janë në grup, listime emërore dhe pjesëmarrje të disa kriminelëve, në një krim.

Disa avoketër janë bërë shpifarakë të neveritshëm. Ata thonë së disa dëshmitarë mund të dëshmojnë rrejshëm, sepse duan të përfitojnë azilin dhe dokërra tjera bajate. Ndërkohë që, krimet janë aq të bollshme, sa që nuk ka nevojë për asnjë sajesë shtesë.

Shtrohet pyetja: Çfarë u duhen kriminelëve të akuzuar mbrojtësit e huaj, kur ata duhet të veprojnë në teren të panjohur, për sigurimin e ndonjë prove favorizuese, për klientin e tyre?! Thjeshtë, për të mitosur, kompromentuar e blerë gjykatësit. Milionat e grabitura me korrupsion, hajni zyrtare, tendera, privatizime e, deri me haraçin e përgjakur, janë llogaritur për t`i pasur, pikërisht, për pisllëqet e avokatëve dhe të gjyqtarëve të huaj. Kjo është dëshmuar me "pafajësimin" dhe lirimin e kriminelëve faktik nga Gjykata e Hagës. Por, populli kurrë nuk i pafajësoi dhe as nuk i fali. Varret e kudondodhura në Kosovë, janë provë vetëfolëse e krimeve faktike të "komandantëve", me bandat e tyre gjithnjë aktive.

Përpjekjes të krerëve kriminalë të koalicionit PAN, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, i parapriu këshillimi juridik i avokatit matrapaz, Gregor Guy Smith. Ai është angazhuar në mbrojtjen e "komandantëve" dhe të banditërve të tyre. Smith, mjeshtër i penetrimeve intime, i sigurt se "milionat qajnë bllokadën!" Qeveria e Kosovës, në vend të mbrojtjes se viktimave, mbron persekutorët, madje, edhe në financim, sa kriminal, aq edhe cinik. "Edhe kjo bani vaki"!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat